Kronika
Prokuroria: Burg përjetë e gjobë 1 milionë lekë ndaj Dritan Dajtit
Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm dhe gjobë 1 milionë lekë ndaj të pandehurit Dritan Dajti. Në senacën e rradhës sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të mbajtur me dyer të mbyllura dhe me masa të rrepta sigure, prokurori Ardian Nezha lexoi pretencën përpara gjykatësve.
Mësohet se në pretencën e saj Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 burgime të përjetshme për Dajtin për çdo polic që ai ka vrarë.
Gjithashtu, në pretencën e saj, Prokuroria kërkoi edhe gjobitjen me 1 milionë lekë ndaj Dritan Dajti. Ndërkaq gjykata ka vendosur që vendimin përfundimtar ta marrën në ditët në vijim. –