🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.51 ▲1.1%
ARI 4,855 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,079 ▼ -4.39% ETH $2,198 ▼ -5.74% XRP $1.4577 ▼ -4.61% SOL $90.0000 ▼ -5.26%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.51 ▲1.1 % ARI 4,855 ▼0.84 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.51 ▲1.1 % ARI 4,855 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria kërkesë Tom Doshit për të dëshmuar. Deputeti: Nuk kam asnjë njoftim

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon deputetit Tom Doshi të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij, në datën 6 mars, në orën 10:00, lidhur me deklarimet se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi. Por deputeti Tom Doshi ka deklaruar se në adresë të tij nuk ka mbërritur ende asnjë njoftim nga prokuroria për dhënien e dëshmisë.

tom-doshi-1024x757Një ditë më parë Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin mbi deklarimet e z. Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht ditën e Hënë (dt. 02.03.2015), se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast. Në njoftimin për shtyp, theksohet se Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë, në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli.

Deputeti Tom Doshi ka akuzuar kreun e LSI­-së, Ilir Meta, si personin që ka paguar para për eleminimin e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. “Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, që ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me vra mua dhe Mhill Cufin, ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe Ilirit dhe Ramës edhe kryeprokurorit të përgjithshëm edhe atij të krimeve të rënda”­ – tha Doshi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.