☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 103.00 ▲3.37%
ARI 4,470 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $65,889 ▼ -0.8% ETH $1,985 ▼ -0.57% XRP $1.3267 ▼ -0.47% SOL $81.3200 ▼ -0.94%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 103.00 ▲3.37 % ARI 4,470 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria nis hetimet për videoskandalin e menaxherit Çaushi

Prokuria e Tiranës zbret në fushë pas publikimit të video-skandalit nga emisioni investigativ Fiks Fare, ku menaxheri i futbollistëve Drini Çaushi nëpërmjet një bisede telefonike i kërkonte lojtarit të Partizanit, Emiliano Vila që të toleronte ndeshjen me Kukësin.

E gjithë videoja e regjistuar, tashmë ka rënë në duart e policisë, që ia ka referuar materialin kallëzues Prokurorisë së Kryeqytetit për veprime të metejshme hetimore ndaj Drini Caushit, i cili akuzohet se i ka kërkuar Vilës të kryejë veprime në kundërshtim me garën sportive, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Kjo lëvizje e organeve ligjzbatuese erdhi menjëherë pas reagimit të klubit të Partizanit, Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe nga klubi i Kukësit për hetime të mëtejshme, në mënyrë që t’i shkohet deri në fund kësaj cështjeje, për të nxjerrë përgjegjësitë dhe zbardhur deri në detaje të vërtetën.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore do të mësohet nëse Çaushi ka vepruar individualisht, apo i është kërkuar të ndërhyjë nga persona të tjerë për tolerimin e ndeshjes nga futbollistët e Partizanit.

Klubi i Kukësit është distancuar menjehërë nga kjo ngjarje, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë, sikurse FSHF ka sqaruar se Drini Çaushi nuk figuron të jetë pjesë e një asnjë skuadre apo shoqate në futbollin shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.