🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,832 ▼ -1.58% ETH $2,224 ▼ -1.04% XRP $1.3360 ▼ -1.45% SOL $82.7900 ▼ -2.36%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria paraqet konkluzionet për 5 prej të pandehurve për korrupsionin në gjykatën dhe prokurorinë Pukë

ProkuroriaPas një procesi me gjykim të shkurtuar, Prokuroria e Rrethit Gyqësor Shkodër ka paraqitur konkluzionet përfundimtare dhe kërkon dënimin për 5 prej të pandehurve në gjykimin për korrupsion në gjykatën dhe prokurorinë e Pukës. Ndërkohë që procesi po vijon me gjykim normal për tre të pandehurit e tjerë.

Kjo çështje, e cila ka nisur kryesisht, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, u hetua fillimisht nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe, pasi gjykata e kryeqytetit shpalli moskompetencën, kjo çështje, sipas Kodit të Procedurës Penale, i kaloi për shqyrtimin Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, si “gjykata më e afërt” e qytetit Pukë.

Në konkluzionet e paraqitura ditën e Hënë (30.06.2014), prokurori që e ka hetuar këtë çështje nga Prokuroria e Tiranës dhe që është komanduar vetëm për këtë hetim në Prokurorinë e Shkodër, kërkoi:

1. Deklarimin fajtor te te pandehurit Defrim Prenci per vepren penale teparashikuar nga neni 143/1 i K.Penal (“Mashtrimi”) dhe denimin e tij me 20 muaj  burgim. Ne baze te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3.

2.Deklarimin fajtor te te pandehurit Fran Dashi, per vepren penale te parashikuar nga neni 300 i K.Penal (“Moskallëzim krimi”) dhe denimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Ne baze te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3.

3.Deklarimin fajtor te te pandehurit Fariz Xhurxhi, per vepren penale te parashikuar nga neni 245/1/2 i K.Penal (“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”) dhe denimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Ne baze te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3.

4.Deklarimin fajtor te te pandehures Liljana Shkjau, per vepren penale te parsahikuar nga neni 319/ç e 25 (“Korrupsioni pasiv…”) te K.Penal dhe denimin e saj me 6(gjashte) vjet burgim. Ne baze te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3

5.Deklarimin fajtore te te pandehures Meliha Kukaj, per vepren penale te parashikuar nga neni 319/ç e 25 te K.Penal (“Korrupsioni pasiv…”) dhe denimin e saj me 6 (gjashte) vjet burgim. Ne baze te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3

6.Perjashtimin nga denimi te te pandehures Bardhe Pjetri, ne baze te nenit 245/2 te K.Penal.

Ndërkohë, po vijon me procedurë normale gjykimi për shtetasit:

-Pëllumb Prenci, me detyrë drejtues i Prokurorisë Pukë (në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale),  akuzuar per vepen penale te parashikuar nga neni 319/ç e 25  te  K.Penal, (“Korrupsioni pasiv…”) hetuar me mase sigurimit arrest ne shtepi.

-Shtjefen Lleshi, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Pukës  (në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale), akuzuar per vepen penale te parashikuar nga neni 319/ç e 25  te   K.Penal (“Korrupsioni pasiv…”), hetuar me mase sigurimit arrest ne shtepi.

-Pal Pjetri, akuzuar per vepen penale te parashikuar nga neni 319 te K.Penal (“Korrupsioni aktiv…”), hetuar ne gjendje te lire.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.