🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.50 ▲0.53%
ARI 4,070 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,949 ▼ -1.27% ETH $2,065 ▼ -2.66% XRP $1.0564 ▼ -3.89% SOL $83.0300 ▼ -3.69%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.50 ▲0.53 % ARI 4,070 ▲0.98 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.50 ▲0.53 % ARI 4,070 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pronari i vërtetë i jahtit të braktisur në Shëngjin, zbulohet identiteti

Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, Policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush.
Për turkun Sevgin Javuz, policia ka nisur kërkimet, në bashkëpunim me homologët e saj në Ankara si dhe me Interpol Tirana. Por, Top Channel, ka arritur të zbulojë se kush është pronari i jahtit të quajtur Atik Bey, i cili është ankorur në portin e Shëngjinit. Ne kontakuam me kompaninë Tur Marine në Turqi, e cila rezulton se jahtin e ka shitur vitin e shkuar tek një biznesmen turk.

Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti Atik Bey, në datën 30 gusht ka qenë në Budva.

Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram.

Javën e fundit të gushtit, jahti ‘Atik Bey’, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga Vessel Finder.

Në datën 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.

Një tjetër system monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, pronari i saj Nedim Akyuz ka hedhur një tjetër foto në rrjetin social instagram.

Vitin e kaluar, kompania që ka shitur Jahtin e llojit kataraman, ka postuar një fotot të tijën, ku është përmendur edhe emrin e jahtit dhe të pronarit të saj.

Më pas, e njëjta kompani ka postuar një video në instagram ku shkruhet emri i jahtit dhe shihet dikush që luan golf mbi të. Sipas kërkimeve, ai rezulton të jetë Nedim Akyuz.

Ky i fundit, nga kërkimet rezulton se është biznesmen në fushën e tekstileve i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Turqi.

Ajo çka ende mbetet mister është nëse ka qenë Sevgin Yavuz i cili drejtonte jahtin atë ditë, apo ka qenë dikush tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.