🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,511 ▼0.57%
DOW 52,000 ▲0.64%
NASDAQ 26,376 ▼1.15%
NAFTA 75.89 ▲0.82%
ARI 4,345 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $64,822 ▼ -2.4% ETH $1,766 ▼ -1.65% XRP $1.1953 ▼ -3.34% SOL $72.1900 ▼ -3.08%
S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.89 ▲0.82 % ARI 4,345 ▼0.21 % S&P 500 7,511 ▼0.57 % DOW 52,000 ▲0.64 % NASDAQ 26,376 ▼1.15 % NAFTA 75.89 ▲0.82 % ARI 4,345 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
Politika

Pronat, pakt me Strazburgun; Rama: Pas ligjit të ri, s’ka më padi ndaj shtetit

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte në Parlament se Gjykata e Strazburgut ka pezulluar shqyrtimin e padive të reja të pronarëve kundër shtetit shqiptar.
Sipas tij, qeveria ka arritur një marrëveshje me këtë gjykatë, e cila ka hyrë në fuqi njëkohësisht me ligjin e ri të pronave.
“Dhe vonesa e shkaktuar me hyrjen e ligjit të pronave i dha Shqipërisë dhe një faturë shtesë financiare, por tashmë ligji është efektiv dhe gjykata nuk do të shqyrtojë më asnjë çështje të re”, deklaroi Rama.
Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka cilësuar çështjen e pronave si rrezikun më të madh për qëndrueshmërinë financiare të vendit, duke kërkuar gjetjen e një zgjidhje urgjente.
“E kemi gjetur zgjidhjen. Nuk është zgjidhja ideale, por është më e mira që mund të bënim”, tha Rama.
Por kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se ligji i ri është antikushtetues dhe u mohon të drejtën pronarëve.
Ligji i ri i pronave u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti i Republikës, i cili kërkoi pezullimin e tij, por kjo kërkesë u rrëzua.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.