☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.59 ▲0.04%
ARI 4,661 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,164 ▲ +3.04% ETH $2,132 ▲ +3.67% XRP $1.3410 ▲ +2.16% SOL $82.3000 ▲ +2.29%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.59 ▲0.04 % ARI 4,661 ▼0.4 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.59 ▲0.04 % ARI 4,661 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Propozimi francez për zgjerimin/Gjermania: Të mos vonohet çelja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin

Propozimi francez për zgjerimin e BE-së pritet me kritika. Qeveria gjermane është e hapur për ta diskutuar propozimin, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në prag të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, të martën në Bruksel, qeveria gjermane ka reaguar ndaj propozimit të Francës për strategjinë e zgjerimit të BE-së.  E pyetur nga DW, Ministria e Jashtme gjermane është shprehur se reforma e zgjerimit të BE-së nuk duhet të vonojë çeljen e negociatave:”I njohim sugjerimet e qeverisë franceze për reformën e zgjerimit të BE-së. Ne jemi të hapur për të diskutuar për përmirësimin e procedurave te zgjerimit për sa kohë që kjo nuk vonon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e  Veriut,” thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme dërguar DW.

“Ministri i Jashtëm Maas e konfirmoi këtë edhe gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën e kaluar.  BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur.  Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, përfundon deklarata.

Kritika nga ekspertët

Në dokumentin jozyrtar (nonpaper) Franca propozon që procedura e anëtarësimit të kalojë në shtatë etapa. Për të kaluar nga njëra etapë në tjetrën vendi kandidat do të duhet të plotësojë një grup kushtesh, ndër të cilat për shembull i pari është implementimi i  ligjeve për ambientin dhe ndër të fundit është  integrimi ekonomik.

Dusan Reljic, drejtori i zyrës së Brukselit në Fondacionin Gjerman të Shkencës dhe Politikës (SWP), beson para së gjithash se një dokument i politikës së jashtme, i lëshuar nga Pallati Elysee për zyrtarët e BE-së është një përpjekje për të minimizuar dëmet e shkaktuara nga refuzimi për të dhënë dritën e gjelbër në bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Natyrisht, Parisi është i befasuar nga kritikat e ashpra për frenimin e procesit të zgjerimit. Kritikat erdhën nga të gjitha anët dhe shumica e tyre e quajtën “gabim katastrofik” – tha Reljic për DW.  Reljiç mendon se dokumenti heq gjënë më të rëndësishme në rastin e Ballkanit Perëndimor: zhvillimin ekonomik.

Edhe drejtuesi i Nismës Evropiane të Stabilitetit, Gerald Knaus, i cili e analizon atë në një video në Youtube, nga njëra anë, lëvdon faktin që synohet anëtarësimi  i plotë i kandidatëve, por mendon se kjo procedurë do ta ulë edhe më shumë besueshmërinë e BE-së.

Knaus propozon që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, mund të fillojnë bisedimet të tëra së bashku, si bllok. Dhe pastaj, në varësi të performancës që do të arrijnë, ato mund t ë anëtarësohen në fund. Aty pastaj  do të duhet të bëhet edhe një debat, se a është gati ende BE-ja për anëtarë të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.