☁️
Tiranë 22°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,859 ▲ +0.25% ETH $2,496 ▼ -0.36% XRP $1.4080 ▲ +0.32% SOL $110.0100 ▼ -0.53%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

Mila falënderon Braçen për votën pro Territoriales: Nuk dua të përkthehet si frikë nga largimi prej PS-së

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka ndarë qëndrimin e saj mbi votimin unanim të grupit parlamentar socialist për Reformën Territoriale, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë politike të secilit prej deputetëve në raport me besimin e qytetarëve.

E ftuar në Euronews Albania për të komentuar votimin, Mila u ndal edhe te momenti kur i shprehu falenderimet deputetit Erion Braçe, i cili iu bashkua qëndrimit të grupit edhe pse shumë herë e ka kundërshtuar draftin e Territoriales.

“Në mometin që kemi dalë, rastisa pranë zotit Braçe dhe natyrshëm më erdhi në një mënyrë shumë organike dhe i thashë “Shumë faleminderit”. Pse duhet t’i thoja faleminderit për një votë që në fund të ditës është personale, është barabartë me kartonin që unë kam sot në Parlamentin e Shqipërisë. Por duke njohur rregullat dhe rregullat patjetër dhe nuk doja që ai të votonte kundër jo për shkak të frikës, se nuk dua që kjo të përkthehet si një frikë për t’u larguar nga Partia Socialiste.”, u shpreh deputetja Mila.

Ajo komentoi edhe reagimet e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me votimin e Braçes, duke vënë në dukje, sipas saj, kontrastin mes kritikave ndaj socialistëve dhe mungesës së qëndrimeve kundër liderit të tyre, Sali Berishës.

“Tani dalin këta deputetët e Partisë Demokratike shumë të mërzitur që pse zoti Braçe nuk ka dalë kundër. Të dalin një herë kundër Berishës, një herë, edhe të na japin një leksion se si dilhet kundër liderit apo se si bëhet me kokën tënde në një familje politike. Se zakonisht kush ka bërë kështu nuk dimë ta kemi parë më në Parlamentin e Shqipërisë. Kush voton atje ndryshe nga ç’është Berisha?”, u shpreh Mila.

Në përfundim, ajo theksoi se përgjegjësia e një deputeti nuk mund të shkëputet nga besimi që qytetarët i kanë dhënë përmes votës, duke nënvizuar se përfaqësimi parlamentar kërkon ndërgjegjësim për peshën e çdo vendimi.

“Nuk mundesh që të luash zara me mandatin tënd, të cilin ta kanë besuar mijëra qytetarë të cilët në fakt nuk të kanë besuar ty personalisht, por kanë besuar tëndafilin e Partisë Socialiste dhe unë gjithmonë kam në kokë dhe në shpatulla e mbaj këtë peshë. Sa herë që ngrej kartonin jeshil apo të kuq në bazë të situatës nuk përfaqësoj Sara Milën. Unë përfaqësoj vullnetin e qytetarëve që duan Partinë Socialiste dhe unë jam atje për Partinë Socialiste”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.