Propozohen 270 amandamente në PE për Maqedoninë
Janë përgatitur gjithsej 270 amandamente për propozim – rezolutën për Maqedoninë të raportuesti Ivo Vajgl, e cila duhet të votohet në Parlamentin Evropian (PE) në lidhje me përparimin e Maqedonisë drejt euro – integrimeve.
Edhe kësaj radhe, kur bëhet fjalë për Maqedoninë, parlamentarët grek dhe bullgar mbajnë rekordin për numrin e amandamenteve ndaj propozimit të eurodeputetit slloven, Vajgl, që PE-ja të mbështet sugjerimin e kushtëzuar të Komisionit Evropian (KE) për hapjen e bisedimeve për aderim të BE-së me Maqedoninë dhe hapjen sa më të shpejt të tyre.
Eurodeputetët grek janë duke tentuar që përsëri të mos përmendet emri ‘Maqedoni’, por të përmendet akronimi ‘IJRM’, si edhe të theksojnë porblemin me emrin, ndërkaq, Vajgl sugjeron përfshirjen në rezolutë të ‘diskriminimit të komunitetit LGBT’.
Ndryshe, më 16 shkurt pritet leximi i dytë i propozim – rezolutës, kurse votimi përfundimtar duhet të ndodh nga 7 deri 10 mars, gjatë diskutimit në seancën plenare në Strasbourg.