Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme
Nxënësit e shkollave të mesme në Francë kanë paralajmëruar bllokimin e institucioneve arsimore duke filluar nga nesër, në shenjë proteste ndaj politikave të qeverisë.
Thirrja është bërë nga organizata franceze e nxënësve të shkollave të mesme, ndërsa paralelisht sindikatat kanë njoftuar një mobilizim të gjerë dhe protesta masive më 5 nëntor.
Kreu i organizatës së nxënësve, Pierre Surza, kritikoi masat e propozuara nga qeveria në përpjekje për të zbutur pakënaqësinë e të rinjve, duke deklaruar se ato nuk janë të mjaftueshme për të shuar zemërimin e tyre.
Ndërkohë, sindikata Force Ouvrière ka paralajmëruar pjesëmarrje masive në protestën e së enjtes së ardhshme. Sekretari i saj, Cyril Lama, bëri të ditur se në mobilizim do të përfshihen punonjës, pensionistë dhe të rinj.
Edhe sindikata SUD-Rail ka bërë thirrje për përshkallëzimin e grevave dhe pezullimin e aktivitetit ekonomik, duke kërkuar që pakënaqësia të shprehet përmes protestave në rrugë.
Lëvizja pritet të përfshijë disa kategori shoqërore, ndërsa Franca përgatitet për ditë të reja protestash dhe grevash kundër politikave të qeverisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.