☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,713 ▼0.45%
DOW 53,385 ▼0.56%
NASDAQ 26,486 ▼0.37%
NAFTA 91.54 ▲0.26%
ARI 4,472 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,718 ▼ -2.16% ETH $2,454 ▼ -2.71% XRP $1.4020 ▼ -4.56% SOL $101.7800 ▼ -3.66%
S&P 500 7,713 ▼0.45 % DOW 53,385 ▼0.56 % NASDAQ 26,486 ▼0.37 % NAFTA 91.54 ▲0.26 % ARI 4,472 ▼1.49 % S&P 500 7,713 ▼0.45 % DOW 53,385 ▼0.56 % NASDAQ 26,486 ▼0.37 % NAFTA 91.54 ▲0.26 % ARI 4,472 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

Protesta e pestë kundër projektit në Zvërnec, mijëra qytetarë mbushin Sheshin Skënderbej: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet!”

TIRANË – Ka nisur protesta e pestë radhazi kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, një protestë që po shndërrohet në një nga reagimet qytetare më të qëndrueshme të javëve të fundit.

Qindra e mijëra qytetarë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit u mblodhën pasditen e së mërkurës në Sheshin “Skënderbej”, për t’u nisur më pas në marshim drejt Kryeministrisë. Protestuesit mbushën sheshin me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje kundër projektit që ata e konsiderojnë një kërcënim për mjedisin, trashëgiminë natyrore dhe interesin publik.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, ishte slogani kryesor i protestës së sotme, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se kundërshtimi i tyre lidhet me mungesën e transparencës dhe procedurave konkurruese për zhvillimin e projektit në Zvërnec.

Në kor dëgjoheshin vazhdimisht thirrje si “Shqipëria nuk shitet!”, “Rama të japë dorëheqjen!” dhe “Zvërneci është i shqiptarëve!”, ndërsa protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj mënyrës se si, sipas tyre, po trajtohen pasuritë publike dhe zonat e mbrojtura të vendit.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë insistuar që prej ditës së parë se protesta është qytetare dhe jashtë ndarjeve partiake. Kjo u vu re edhe në tubimet e mëparshme, ku protestuesit kanë artikuluar slogane si “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke refuzuar identifikimin me forcat politike tradicionale dhe duke e paraqitur lëvizjen si një reagim të shoqërisë civile.

Protesta e djeshme u shoqërua me tensione mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit. Forcat e rendit kishin vendosur gardhe metalike pranë institucioneve qendrore, ndërsa pati përplasje sporadike kur protestuesit tentuan të afrohen pranë zonave të bllokuara. Sipas pjesëmarrësve, përdorimi i ujit me piper nga autobotet e policisë nuk arriti të ndalonte grumbullimin e qytetarëve, të cilët vijuan protestën dhe marshimin e tyre.

Ndërsa turma po lëviz drejt Kryeministrisë, atmosfera mbetet e tensionuar, por e organizuar. Protestuesit kërkojnë pezullimin e projektit në Zvërnec, publikimin e plotë të dokumentacionit dhe respektimin e procedurave ligjore për çdo investim që prek pasuritë natyrore dhe zonat e mbrojtura të Shqipërisë.

Me protestën e pestë radhazi, kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, duke e kthyer çështjen në një debat të gjerë publik mbi transparencën, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.