Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 86.80 ▲3.84%
ARI 4,099 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,949 ▼ -2.99% ETH $1,864 ▼ -3.37% XRP $1.0636 ▼ -2.14% SOL $72.9100 ▼ -2.48%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 86.80 ▲3.84 % ARI 4,099 ▼1.49 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 86.80 ▲3.84 % ARI 4,099 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
01 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Protesta frikësoi turistët”, Gonxhja: Në janar dhe shkurt kemi pasur shifra të larta! E respektoj protestën, por qershori pati rënie

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar edhe protestat që po zhvillohen prej 62 ditësh në Tiranë. Ai theksoi se në qershor pati rënie të shifrave në turizëm teksa i lidhi me protestën. Ai theksoi se e respekton protestën dhe se kjo rënie e shifrave erdhi prej saj.

“Shifrat flasin qartë që ne patëm një Janar-Maj fantastik, që shkuam nga fillimi i vitit kur kishim problematika të mëdha me fatkeqësinë natyrore, me situata të vështira natyrore, rebeshe, shira, rëshqitje dhe era e të tjerë, dhe kishim problematika dhe në qarkullim dhe në trafik e të tjerë, ne u rritëm në gati 16% në Maj. Pra ne patëm një kreshendo nga pak përqindje në Janar, në 16% në Maj. Dhe kjo kreshendo në mesataren e vetë ishte tek 8.2%.

Ndërkohë që në Qershor kemi një rënie, pikjatë prej rritje në krahasim me vitin e kaluar, kjo që përmenda, pra plus 16% gati Maji në krahasim me Majin e vitit të kaluar 2025-ës, dhe plus 8.2% pesëmujori në krahasim me vitin 2025.

Rënia e Qershorit, pikjata e Qershorit në 1.3% rritje me Qershorin e vitit 2025 është një sinjal, është një ilustrim shumë i qartë i asaj që paralajmëruam.

Jo, Shqipëria nuk ndryshoi. Shqipëria nuk ndryshoi dot nga data 30 Maj dhe papritmas në Qershor! Nuk ndryshoi asgjë në Shqipëri, nuk ka ndryshuar asnjë lloj faktori. Flasim për rezervime, flasim për pushime të organizuara, flasim për të njëjtin vend, flasim për të njëjtat shërbime, flasim për të njëjtat rrugë, për të njëjtat kushte.

Dhe nuk mund të ndryshojnë dot këto nga Maji në Qershor nga 16% në 1.3%! Nuk është se kemi 16% dhe 15.2% apo 13% apo ndodhi diçka. Na ka ndodhur vetëm një gjë: në muajin Qershor ne patëm një situatë që ka të bëjë me protestën.

Unë nuk e gjykova protestën në këtë rast sepse përmbajtja e saj kështu apo ashtu, po kjo është kështu dhe këtë nuk e lëviz as topi që kemi të bëjmë me atë që ne e paralajmëruam. Që do të thotë, shumë dakord për shqetësimin, një linjë ata ditët e para ishte absolutisht e kuptueshme, gjithçka mund të zhvillohet më tej në institucione, në rrugë takimesh, në rrugë ballafaqimesh, në rrugë diskutimesh, bisedimesh.

Mund të ketë një raport institucional, mund të mos ketë institucional, mund të jetë social, mund të jetë i grupeve të interesit, mund të ketë çfarë të duam ne, parlamentar, mund të jetë në çfarëdo lloj forme. Por nuk mund të vijojmë si me thënë, duke e injoruar krejtësisht pjesën e ndjeshmërisë dhe të rëndësisë që ka për turizmin, për lokomotivën e ekonomisë sonë, qetësia në kuptimin e një stabiliteti i cili kthehet në një perceptim për njerëzit që nuk është ai i duhuri”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.