☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Protesta në Shkup, të dielën më 17 maj

Organizatat civile janë bashkuar në thirrjen për protesta të qeta të dielën, më 17 maj. “Kjo nuk është luftë mes partive politike, por luftë e qytetarëve me klikën e Gruevskit, kjo është luftë për kthimin e shtetit në duart e qytetarëve”, thonë nga koalicioni civil i quajtur “Qytetarët për Maqedoninë”.

“Kjo godinë prapa nesh nuk është e shëmtuar vetëm nga aspekti estetik. Është e shëmtuar sepse është simbol i sundimit brutal, represiv, të dhunshëm, të shtypjes së përvojave të lirisë, të së drejtës së qytetarëve të Maqedonisë. Pikërisht për këtë erdhi dita kur qytetarët duhet sërish të tregojnë se politika iu takon atyre dhe të tregojnë se nuk duan të jetojnë në vilajet të errët partiak”, tha Iskra Geshovska – aktivist civil.

“Vend që shkatërron arsimin dhe qeveri që e lejon këtë… Nuk është vetëm për shkak të mungesës së parave, por për shkak të frikës. Para se gjithash duhet të ketë njerëz që janë mendje-lirë dhe që të mund të vëzhgojnë dhe korrigjojnë hapat e saj. Kjo qeveri vendosi gisht në arsim dhe e shkatërroi prej atij fillor, atë të mesëm e deri në arsimin e lartë, dhe u fut thellë në autonominë e Universitetit dhe i mbylli pjesëmarrësit më mendje-lirë nga Plenumi studentor”, u shpreh Biljana S. Gaber, profesor universitar.

Organizatat civile që luftojnë për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, organizatat civile nga grupe të ndryshme etnike – të gjithë së bashku thanë se nuk duan jetë të kontrolluar dhe qytetarë të frikësuar.

“Romët asnjëherë në histori nuk kanë qenë për rrënime sistemesh me luftë dhe dhunë. Edhe këtë herë, bëj thirrje për urtësi, qetësi dhe tolerancë”, tha Ashmet Elezovski – aktivist civil.

“Dikush dëshiron qëllimisht që ne, të mos jetojmë të bashkuar me komunitetet etnike. Pikërisht për këtë, më 17 maj do të jemi para kësaj Qeverie. Për t’u treguar se ne nuk jemi për përleshje ndëretnike, por se jemi për bashkëjetesë dhe të jetojmë vëllazërisht në këtë vend”, theksoi Vlado Popovski – aktivist civil.

Organizatat theksojnë se patjetër duhet të zvogëlohet fuqia e çdo qeverie të ardhshme dhe se duhet të sigurohen kushte për qytetarë aktiv, të zëshëm dhe kritik. Kërkohet qeveri kalimtare, televizioni shtetëror të lirohet nga kontrolli i qeverisë, të zgjidhet prokuror publik i pavarur dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike në Maqedoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.