Protesta, Strazimiri me pistoletë në brez? Deputeti: Ligji e lejon
Gjatë protestës tek Liqeni dhe përplajses me forcat e policsë, pamjet filmike të realizuara në vendin e ngjarjes lënë vend për dyshime se deputeti demokrat Gent Strazimiri mund të ketë qenë i armatosur.
I pyetur nga Top Channel nëse në këtë fotografi ai ka qenë i armatosur me pistoletë, Strazimiri as nuk e pohoi e as nuk e mohoi një gjë të tillë.
“Unë lëviz i armatosur 24 orë në ditë me një armë. Arma ime e vetme është denoncimi i kësaj qeverie, që nuk është vetëm në lidhje me krimin, por është vetë krimi. Sot, ajo që e kanë veshur me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit është një çetë militantësh, numëruesish, financuesish të PS-së, nën urdhërat e ministrit Shullazi dhe kyeministrit Shullazi”, tha Strazimiri.
Top Channel këmbënguli disa herë për një përgjigje nëse ai është apo jo me pistoletë në brez, por zoti Strazimiri citoi ligjin që u lejon deputetëve të mbajnë armë.
Ndërkohë, deputeti i PD, Arben Rstani, nga Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hedhur poshtë një foto të qarkulluar në mediat online, ku supozohet se kolegu i tij Gent Strazimiri ka qenë i pajisur me pistoletë në protestën tek Parku i Liqenit.
“Fotoja ku strazimiri shihet me pistoletë në brez është një mashtrim. Mediat kanë mashtruar. Por nuk do t’ia dilni dot as me këto, as me terrin informativ”, ka thënë Ristani në një komunikim me gazetarët.
Ristani ka akuzuar policinë se, ka ndaluar me dhunë politikanët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për shkak të protestës tek Kodrat e Liqenit.
“Këtu në komisariat po tallen me ne. Jemi të gjithë këtu dhe nuk do ta lejojmë. Dhuna nuk është përgjigjia e duhur dhe ndaj dhunës ne do të triumfojmë bashkë me shqiptarët”, ka thënë Ristani.