Politika

Protesta te Parku, Balla: PD t’i heqë mburojën politike Strazimirit; Policia kallëzon 9-të deputetë të opozitës

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla deklaroi të martën se Prokurori i Përgjithshëm duhet t’i përgjigjet kërkesës së Policisë së Shtetit për fillimin e procedimit penal ndaj deputetit demokrat, Genti Strazimiri, i fotografuar me armë gjatë protestës së djeshme të opozitës tek parku i liqenit.

“Prokurori i Përgjithshëm në mënyrë urgjente duhet t’i përgjigjet kërkesës së Policisë së Shtetit për fillimin e procedimit penal ndaj deputetit Strazimiri; njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe mbledhjen urgjente të tij për t’i dhënë të drejtën drejtësisë të bëjë punën e saj, me arrestimin e deputetit, i cili akuzohet për dy vepra penale, armëmbajtje pa leje dhe armëmbajtje në kushtet e protestës, që është tërësisht e ndaluar me ligj”, deklaroi deputeti Balla në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit.

Rasti Strazimiri, vijoi më tej ai, i jep PD-së mundësinë që të tregojë se sa seriozisht e ka ajo procesin e dekriminalizimit.

“Në mënyrë shumë konsensuale kemi kaluar në Kuvend ligjin ‘për dekriminalizimin’ dhe më pas kaluam aktet nënligjore të tij. Tani është rasti që PD të tregojë se procesin e dekriminalizimit e ka seriozisht, ashtu siç e kemi treguar ne që nga dita e parë. Të tregojë se është ‘pro’ këtij procesi, duke i hequr mburojën politike Genti Strazimirit, duke e përjashtuar atë nga PD dhe duke ju bashkangjitur zërit tonë për t’i kërkuar prokurorisë arrestimin e tij” deklaroi Balla.

Protesta tek Liqeni, Policia kallëzon 9-të deputet të PD, Strazimiri për armëmbajtje pa leje

Ndërkaq, Policia e Tiranës kallëzoi penalisht pranë Prokurorit të Përgjithshëm 9 deputetë, për protestën e zhvilluar një ditë më parë kundër ndërtimit të këndit të lojërave praën liqenit artificial të Tiranës.policia-e-tiranes

Në akuzë është dhe deputeti i Gent Strazimiri, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, në datë 28 mars 2016, në ora 11:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, në vendin ku është duke u ndërtuar “Këndi i lojërave” nga Bashkia Tiranë, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protestë pa leje, për prishjen e rrethimit të objektit të objektit.

Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan para hyrjes së kantierit në ndërtim dhe rreth orës 11:30,deputetët Flamur Noka, Genti Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Edi Paloka, të shoqëruar nga protestues të tjerë (13 prej tyre të arrestuar ditën e djeshme në flagrancë për veprime të dhunshme), tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake, të Policisë së Shtetit me veprime të dhunshme, dokumentuar me prova filmike, raport shërbimi dhe dëshmi të tjera.

Nga dhuna e ushtruar nga deputetët dhe protestuesit, u dëmtuan dhe po marrin mjekim në spitalin e Traumës, 3 punonjëse të Policisë Bashkiake. Në vijim të veprimeve të dhunshme të kryera nga deputetët e subjektit politik Partia Demokratike, referuar pamjeve filmike rezulton se deputeti Gent Strazimiri gjatë kohës që ishte në protestë krahas veprimeve të dhunshme ndaj policisë, i dallohej në brez një armë zjarri (pistoletë). Zoti Strazimiri ka qenë i pajisur me armë zjarri në 26.03.2009, kur ka qenë zv/ministër i Brendshëm. Por në zbatim të Ligjit nr. 74/2014 “Për armët”, duke filluar nga 26.02.2016, lejet dhe aktet e tjera administrative që japin të drejtën mbi armët, humbasin fuqinë juridike.

protesta-e-pd-tek-liqeni-660x330 (1)Deputeti Strazimiri, nuk ka kryer asnjë veprim për dorëzimin e armës, megjithëse është njoftuar edhe me një shkresë nga Komisariati nr. 3, Tiranë. Policia e Tiranës i ka referuar Prokurorit të Përgjithshëm kallëzim penal për 9 deputetë të subjektit politik Partia Demokratike, konkretisht: për deputetin Gent Strazimiri për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Për deputetin Flamur Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Për deputetët Edi Paloka, Ridvan Bode, Asllan Dogjani, Gert Bogdani, Albana Vokshi, Genc Pollo, Arben Ristani, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

PD kallëzim penal për dhunën e PolicisëArben Ristani Ivi Kaso

Partia Demokratike bëri paraditen e së martës një kallëzim në prokurori për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së djeshme tek Parku i Liqenit. Deputeti Arben Ristani dhe juristi Ivi Kaso dorëzuan kallëzimin penal në Prokurorinë e Tiranës. Përfaqësuesit e PD-se deklaruan se kallëzimi është bërë për drejtorin e policisë për dhunën e ushtruar në protestë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button