☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,704 ▼1.29%
DOW 51,443 ▼0.44%
NASDAQ 26,662 ▼1.99%
NAFTA 95.34 ▲1.27%
ARI 4,113 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,631 ▼ -1.78% ETH $2,426 ▼ -3.1% XRP $1.3267 ▼ -3.06% SOL $104.1100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,704 ▼1.29 % DOW 51,443 ▼0.44 % NASDAQ 26,662 ▼1.99 % NAFTA 95.34 ▲1.27 % ARI 4,113 ▼1.53 % S&P 500 7,704 ▼1.29 % DOW 51,443 ▼0.44 % NASDAQ 26,662 ▼1.99 % NAFTA 95.34 ▲1.27 % ARI 4,113 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Gazetari Mentor Nazarko duke komentuar ngjarjen e fundit të ndodhur në Zvërnec, thekson se kemi ndërthurje gjeo-politike.

Sipas tij Greqia zyrtare nuk mund ta humbiste këtë rast për të problematizuar apo për të përfshirë në listën e vendbanimeve me minoritet grek edhe Zvërnecin, edhe Nartën.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Nazarko thotë se Rama i refuzoi këto pretendime për zona minoritare dhe mbylli zhurmën e brendshme të prodhuar nga viraliteti dhe përfshirja e shërbimeve sekrete, apo konkurrentëve.

“Greqia zyrtare apo politike nuk mund ta humbi një rast si ky, kur pamjet virale të një protesutesi që tërhiqet zvarrë, jo nga policia zyrtare por nga një polici private, diçka që në kohët e sotme shkon në ekranet e gjithë botës, të problematizojë apo të përfshijë në listën e vendbanimeve me minoritet grek edhe Zvërnecin, edhe Nartën. Në atë zonë ka greqishtfolës, apo emigrantë që për shkak të qëndrimit në Greqi janë deklaruar si vorio-epiriot dhe që kanë shtetësi të dyfishtë. Ky ka qenë rasti i protestuesit. Rama refuzoi me rreptësi përfshirjen e Nartës apo Zvërnecit në një zonë minoritare. Rama zgjodhi që t’i japë në dorën e brende Micotaqisit, të refuzonte cilësimin zyrtar të Nartës dhe Zvërnecin si zona minoritare, ashtu siç të vepronte me dorë të hekurt për të mbyllur çdo zhurmë ndërkombëtare, çdo zhurmë të brendshme të prodhuar nga viraliteti, përfshirja e shërbimeve sekrete, konkurrentëve të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo ngjarje ka ndërthurje gjeo-politike”, tha Nazarko.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.