☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Protestat shenjë demokracie”, ambasadori i OSBE në RTSH Korça: Sfidë mbetet gjuha e ashpër politike

“Protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa dialogu mbetet sfida kryesore e politikës shqiptare”. Kështu u shpreh ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, i cili vlerësoi faktin se protestat në vend zhvillohen kryesisht në mënyrë paqësore dhe me respekt për të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur.

“Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem që Shqipëria u bë tani një vend, ku protesta të tilla mund të organizohen edhe në mënyrë shumë qytetare, në mënyrë shumë paqësore. Ka patur disa incidente, por në përgjithësi nëse shikon pas më shumë se një muaj nuk ka patur incident të rëndësishëm”, u shpreh ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran.

Duke komentuar klimën politike në vend, ambasadori u ndal edhe te polarizimi politik, duke theksuar se pluralizmi është një vlerë e demokracisë, por nënvizoi se debatit politik i mungon dialogu konstruktiv dhe një komunikim më i respektueshëm mes palëve.

“Fakti që ekzistojnë polet, dy ose tre ose më shumë pole në fushë politike është diçka normale. Është tamam karakteristika e vendeve demokratike. Fatkeqësisht duhet të thoni që dialogu në politikë në Shqipëri nuk është në nivelin i duhur”, tha ambasadori Tarran.

Këto deklarata ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, i bëri gjatë vizitës së tij në RTSH Korça, ku zhvilloi takime me drejtuesit dhe stafin e këtij institucioni mediatik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.