Bota
Protestë si asnjëherë në Angli, mjekët kërcënojnë se do të lënë punën për shkak të pagave
December 15, 2022
1 1 minute read
Infermierët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani kanë nisur një nga grevat më të mëdha në historinë e tyre këtë të enjte, pas një mosmarrëveshje të ashpër me qeverinë mbi pagat , që tani rrit presionin mbi spitalet në një nga kohët më të ngarkuara të vitit.
Rreth 100,000 infermierë do të futën në grevë në 76 spitale dhe qendra shëndetësore, duke anuluar rreth 70,000 takime, procedura dhe operacione të financuar nga shteti britanik deri më 20 dhjetor të paktën.
Britania po përballet me një valë veprimesh industriale këtë dimër, pasi grevat do të prekin edhe rrjetin hekurudhor dhe shërbimin postar, ndërsa dhe aeroportet kanë lajmëruar për ndërprerje të punës gjatë Krishtlindjeve.
Megjithatë, nga të gjitha grevat, pamja e infermiereve në grevë , do të jetë imazhi i spikatur për shumë britanikë këtë dimër.
‘ Kjo është një ditë tragjike për infermierët, është një ditë tragjike për pacientët, dhe është një ditë tragjike për njerëzit e kësaj shoqërie dhe për shërbimin tonë shëndetësor”, tha Pat Cullen, kreu i sindikatës së Infermierisë për BBC-në të enjten.
Profesioni i admiruar gjerësisht do të mbyllë pjesë të institucionit shëndetësor, për herë të parë në historinë e saj 106 vjeçare.
Shqiperia ka potencial per krahe pune ne fushen e mjekesise dhe do ishte mire nje program vizash per te punesuar shqiptare ne Angli.