Protestuesit e kapin para duarsh deputetin e LVV-së, e fusin dhunshëm në Kuvend
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit i janë afruar deputetit dhe e kanë ndaluar, duke e kthyer sërish brenda objektit të Kuvendit.
Protestuesit kanë bërë të ditur se kundërshtojnë largimin e deputetëve nga Kuvendi pa u votuar ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Qytetarë të mbledhur para Kuvendit vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, ndërsa kërkesa e tyre kryesore është që projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të votohet dhe të procedohet më tej në përputhje me procedurat parlamentare.
Situata para Kuvendit mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë nga deputetët që të marrin pjesë në votim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.