🌦️
Tiranë 16°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 82.81 ▼0.72%
ARI 3,578 ▲1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $61,184 ▲ +1.55% ETH $1,723 ▲ +2.34% XRP $0.9283 ▼ -0.6% SOL $70.6400 ▲ +0.47%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.81 ▼0.72 % ARI 3,578 ▲1.78 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 82.81 ▼0.72 % ARI 3,578 ▲1.78 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
23 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti kërkon mbrojtjen e shqipes në epokën e inteligjencës artificiale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku ka mbajtur një fjalim kushtuar rëndësisë historike të këtij kongresi dhe bashkimit të shqiptarëve përmes gjuhës.

Në fjalën e tij, Kurti ka rikujtuar se më 22 nëntor 1908, rreth 50 delegatë, në mesin e tyre edhe e vetmja grua pjesëmarrëse, Parashqevi Qiriazi, morën pjesë në Kongresin e Manastirit, ku u diskutua për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Ai ka theksuar se delegatët vinin nga prejardhje të ndryshme fetare, krahinore dhe shoqërore, ndërsa përkundër dallimeve dhe debateve të shumta, arritën të gjenin një zgjidhje të përbashkët.

Sipas Kurtit, rëndësia e Kongresit qëndron pikërisht në faktin se shqiptarët arritën t’i tejkalonin dallimet për një qëllim më të madh kombëtar.

“Dialekti nuk u bë kufi shtetëror, ndërsa alfabeti që te të tjerët ishte flamur përçarjeje, te ne u kthye e u bë tryezë bisedimi dhe faktor bashkimi. Feja nuk u bë kufi kombëtar”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar se Kongresi fillimisht nuk arriti të vendoste për një alfabet të vetëm, por pranoi dy variante: alfabetin e Stambollit dhe një alfabet të mbështetur në shkronjat latine.

Megjithatë, ai ka thënë se pas dhjetë vjetësh, alfabeti latin u bë alfabeti i përbashkët i shqiptarëve.

Kurti ka vlerësuar se Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm një ngjarje gjuhësore, por edhe politike, pasi aty u artikuluan kërkesat për njohjen e kombësisë dhe të gjuhës shqipe.

Duke folur për aktualitetin, ai ka thënë se mësimi më i rëndësishëm i Kongresit mbetet mënyra se si mund të arrihet marrëveshja edhe kur palët nuk mendojnë njësoj.

“Rreziku nuk qëndron te dallimet, por te bindja se marrëveshja është dobësi dhe se kompromisi është një lloj tradhtie”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se marrëveshja nuk nënkupton zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një qëllimi më të madh mbi interesat individuale.

Në pjesën e fundit të fjalimit, Kurti është ndalur edhe te sfidat e gjuhës shqipe në kohën e zhvillimit të teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale.

Ai ka kërkuar angazhim më të madh nga akademitë, universitetet, ministritë e arsimit dhe institutet e gjuhës për përkthimin dhe përshtatjen e terminologjisë së re në shqip.

Sipas tij, mbrojtja e gjuhës nuk nënkupton vetëm ruajtjen e saj, por edhe pasurimin dhe zhvillimin me fjalë e shprehje të reja.

“E ardhmja jonë është e shkruar në gjuhën e bukur shqipe”, ka përfunduar Kurti, duke uruar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.