Protestuesit hedhin gurë drejt selisë së PS-së! Ndërhyn policia
Protestuesit kanë sulmuar me gurë selinë e Partisë Socialiste.
“Merrni gura çuna, hajdeni”, dëgjohen të thonë ata. Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e tyre.
Protestuesit fillimisht u grumbulluan pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati tensione dhe ndërhyrje të policisë për shpërndarjen e tyre. Në këtë zonë u regjistruan edhe arrestime, ndërsa më pas një pjesë e turmës u zhvendos drejt 9-katësheve.
Marshimi vijoi në pjesën e pasme të Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa grupe të tjera protestuesish kanë vazhduar lëvizjen nëpër rrugët e qendrës së Tiranës.
Ndërkohë, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash në disa rrugë dhe kryqëzime kryesore të kryeqytetit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.