Politika
PS: Basha iu fsheh garës për Tiranën, shkeli premtimet e dhëna 4 vjet më parë
Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti ka sulmuar sërish kreun aktual të Bashkisë së Tiranës.
Sipas saj, Lulzim Basha nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë, duke përmendur këtu projektin Wi-fi, sipas të cilit do të mbulonte me rrjet Tiranën. “Lulzim Basha, që zëdhënësja e tij e paraqet si çun vizionar, i ka harruar edhe vetë premtimet e tij.
Ai iu fsheh garës duke mos kandiduar për herë të dytë. Ai shkeli premtimet që bëri 4 vjet më parë”, tha Gjylameti.