PS dhe LSI bien dakort për ndryshimin e ligjit “për masat shtesë të sigurisë publike”
Ligji “Për masat shtesë të sigurisë publike”, i kthyer për rishqyrtim në parlament nga presidenti Bujar Nishani, do të ndryshojë.
Kjo u vendos paraditen e sotme nga përfaqësues të dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI, të cilat, pas një takimi mes ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputetëve të LSI-së, ranë dakord që ligji të ndryshoje, duke mos e përfshirë në punimet e seancës së dites së enjte në Kuvend. Kjo pasi rishqyrtimi i ligjit do të kërkojë disa ditë kohë,
Në seancën e fundit parlamentare, maxhoranca vendosi të tërheqë nga rendi i ditës dekretin e presidentit, i përfshirë për votim në punimet parlamentare.
Më 21 qershor, komisioni i Sigurisë e rrëzoi dekretin me votat e shumicës, e cila e konsideroi aktin të pabazuar në ligj, ndërsa LSI nuk e mbështeti këtë qendrim, duke u shprehur kritike ndaj pr/ligjit.
Më 4 prill, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”, me argumentin se binte ndesh me Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën përkatëse, të detyrueshme në Republikën e Shqipërisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.