Politika

PS: Kongresi miraton projekt statutin, më 9 prill referendumi për kryetarin

Kongresi i Partisë Socialiste, i cili vijoi punimet që prej mëngjesit të sotëm miratoi projekt statutin e ri të PS-së.

Projekt statuti u miratua në orët e mbrëmjes me votim të hapur duke marrë vetëm tre vota kundër.

Ndësa rreth orës 20 e 50 minuta u vendosu mbajtja më 9 prill e referendumit për kryetarin.

Kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama mori fjalën pas  pas votimit të ndryshimeve statutore ku i propozoi Kongresit referendum demokratik brenda partisë që të rikonfirmojë mandatin e kryetarit të PS-së.

“Unë kërkoj që Kongresi të japi miratimin që kjo çështje debati me alibira sebepesh dhe pa asnjë çështje argumentash që nxjerrin njëri-tjetrin, po një çështje që e zgjidhim me votim me të gjithë socialistet, në të gjithë territorin. Referendum demokratik brenda partisë që rikonfirmon atë që jemi”, deklaroi Rama

Pavarësisht shumicës nga cepi në cep të kësaj salle, theksoi kryeministri Rama, nuk i imponohemi një pakice sado të vogël, por i japim mundësi edhe asaj pakice të ndjehet mirë, duke e marrë përgjigjen jo nga tirania, por nga vullneti i lirë me votë të lirë e të fshehtë të të gjithë anëtarëve. Ju ftoj të mbështesni propozimin tim”, deklaroi Rama.

Rama shpjegoi se mos zgjedhja lidhej drejtpërdrejtë me pamundësinë për ti hyrë një procesi zgjedhor në parti, krejtësisht të pakuptimtë, pasi sapo kishim marrë detyrën në kushte dramatike për vendin.

“Partitë që e zgjedhin kryetarin me parimin një anëtar një votë, janë parti të cilat kryetarin e zgjedhin një anëtar një votë e kanë automatikisht edhe kryeministër edhe mandatin kur partia fiton zgjedhjet”, deklaroi ai.

Rama tha se do të ishte papërgjegjshmëri kundrejt qytetarëve zgjedhjet në PS, pasi duhej të realizonim programin ambicioz për të cilin u votuam. Çështja është tek një axhendë personale dhe jo parimore. Por edhe axhendat personale, sado jashtë vendit e kohës, e qëllimeve strategjike të një force politike si e jona duhet në mos respektuar, pasi për ti respektuar është e vështirë realisht, së paku jo përjashtuar nga debati. Pavarësisht se është sebep respekti për partine e veten e kërkon të shkojmë demokratikisht deri në fund kësaj çështjeje”, u shpre Rama.

Pas Ramës, e mori fjalën deputeti Ben Blushi, i cili deklaroi se referendumi nuk bëhet për njerëz por për çështje.

Ndërsa sa i takon statutit, Blushi tha se ai nuk ka fuqi prapavepruese, që do të thotë se ka vlerë për zgjedhjet e ardhshme. “Unë kërkoj zgjedhje”, deklaroi Blushi.

Xhafaj pranoi faktin se “statuti ekzistues ka qenë i ndërtuar më së shumti për parti opozitare, siç ishte PS deri në vitin 2013”.

Ndërsa statuti i ri, ka shtuar Xhafaj, “do të kontribuojë për ta bërë PS më të hapur, më dinamike dhe më të votuar”.

“Statuti konfirmon faktin se militantët dhe anëtarët janë pasuria më e madhe e PS. Statuti sjell zgjerim të të drejtave të anëtarëve dhe krijon mundësi për më shumë konkurrencë”, është shprehur Xhafaj.

Ndërsa Kryetari i komisionit të garancive statutore, Alket Hysenaj, para votimit të statutit deklaroi “statuti i PS ka një formulim të ri. Disa propozime e tejkalojnë statutin dhe statuti vetë kalon preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë”. Ai tha se “statuti nuk mund të përmbledhë të gjitha rregullat”.

“Propozoj të hiqen formulimet e tepërta dhe të mbahen vetëm ato bazë si krijohen organizatat dhe funksionimi i tyre. Komisioni propozon ndryshimin e nenit 29, heqjen e nenit 30, 31 dhe ndryshimin pjesërisht të nenit 32”, tha Hysenaj.

Pika e radhës e rendit të ditës të kongresit të PS është votimi për anëtarët e asamblesë kombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button