Politika

PS lajmëron ndryshimin e Kodit, Klosi: PD të jetë e pranishme në Kuvend

Reformat

Ndarja e re territoriale shtyn mazhorancën të ndërhyjë në ligjin zgjedhor

Klosi – “Kuvendi ka detyrimin që të çmojë dhe të miratojë të gjitha ndryshimet e kuadrit ligjor në fuqi që janë bërë të domosdoshme, si pasojë e miratimit të ndarjes së re administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore”

Paloka – “Ne ende nuk kemi një vendim politik për qëndrimin që do të mbajmë ndaj zgjedhjeve vendore. Kemi të tjera interesa, që janë jo vetëm interesat e PD-së, por edhe të qytetarëve që lidhen me reformën territoriale, që është në kundërshtim me Kushtetutën”

Dekretet

Armando Subashi – “Konstatohet se në këtë arsyetim jo të plotë të dekretit, Presidenti i Republikës nuk i është referuar një burimi tjetër po aq të rëndësishëm, por edhe të detyrueshëm të së drejtës, siç është jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese”

Silva Caka – “Fatkeqësisht, konstatohet se Presidenti, në të kundërt të këtyre konsideratave të partnerëve tanë ndërkombëtarë, ka nxituar të arrijë në përfundime, që në rastin më të mirë do të duhen të konsiderohen subjektive dhe të pabazuara në Kushtetutë apo në ligj”

Luan Rama – “Pa e paragjykuar atë, ne duhet t’i shqyrtojmë me respekt argumentet e paraqitura nga Presidenti. Ligji për Policinë e Shtetit nuk ka papajtueshmëri me Kushtetutën dhe për sa kohë kjo nuk ndodh, jam dakord që ta rrëzojmë dekretin e Presidentit”

Bashkim Fino – “Presidenti qëndroi në heshtje gjatë gjithë procesit, por zgjodhi të bëjë një gabim trashanik dhe të pafalshëm, duke mbledhur 24 sekretarë të PD-së vetëm një ditë para dekretit. Argumentet e tij janë një budallallëk i madh”

Fatmir Xhafaj – Kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se sesioni i ri parlamentar do të jetë i ngarkuar, për shkak të reformës në drejtësi. Po ashtu, ai tha se përfaqësuesit e Presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, edhe pse se ishin lajmëruar

NGA HERION MESI

Blendi KlosiPas miratimit të reformës administrativo-territoriale, mazhoranca paralajmëron një tjetër reformë të rëndësishme, atë zgjedhore. Por, edhe pse e cilëson si të nevojshme kontributin e opozitës, në rast se kjo e fundit refuzon të marrë pjesë, atëherë mazhoranca pritet ta realizojë e vetme. Deklarata u bë dje nga deputeti i PS-së, Blendi Klosi, gjatë shqyrtimit të dekretit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që i kthente mbrapsht Kuvendit ligjin e miratuar në seancën e 31 korrikut për ndarjen e re administrativo-territoriale. “Do të doja të sillja në vëmendjen e opinionit publik, se për të bërë këtë reformë, është e nevojshme edhe prezenca e opozitës. Siç është e nevojshme qëopozita të marrë pjesë në seancat e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, për të dhënë mendimin e saj për reformën që ne kemi realizuar. Nga ana tjetër, Kuvendi ka detyrimin që, në ushtrim të funksionit të tij legjislativ, të çmojë dhe të miratojë të gjitha ndryshimet e kuadrit ligjor në fuqi, që janë bërë të domosdoshme si pasojë e miratimit të ndarjes së re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh deputeti socialist me cilësinë e relatorit të dekretit të Presidentit për ligjin për ndarjen e re territoriale të vendit. Në dekretin e tij, që ktheu mbrapsht këtë ligj, Presidenti Nishani, ndër të tjera, argumentoi se reforma administrative duhet të shoqërohet dhe me reformë zgjedhore, për shkak të ndryshimit të njësive vendore. Dhe në kundërargumentin e tij, relatori Klosi theksoi se ky argument nuk qëndron. “Presidenti i Republikës na kujton me dekretin e tij, se duhet bërë një reformë e thellë edhe në Kodin Zgjedhor, por nuk jep asnjë argument pse ky përbën për të një argument kundërshtues për kryereformën. Por, për sa i përket bashkimit apo ndërlidhjes së këtyre ligjeve, u rikujtoj kolegëve se reforma territoriale nuk preku asnjëherë në asnjë segment të saj Kodin Zgjedhor, pasi i ka këto ndarje të Shqipërisë në bazë qarqesh. Në asnjë nga nenet e këtij ligji dhe as në territorin e Shqipërisë, nuk kemi bërë asnjë ndryshim të kufijve ligjorë të qarqeve të Shqipërisë”, u shpreh deputeti socialist, Blendi Klosi.

Bashkëpunimi PD-PS

palokaReforma administrativo-territoriale do të duhet të shoqërohet me reformën zgjedhore, pasi ndryshimi i njësive zgjedhore dhe zmadhimi i tyre e bën të domosdoshme ndryshimin e rregullave zgjedhore, të cilat duhet të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor. Ndryshimi i njësive vendore ndryshon jo vetëm zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, por edhe mënyrën e ndarjes e të llogaritjes së mandateve për Kuvend. E ndërsa në zgjedhjet parlamentare, harta e re nuk sjell ndonjë pasojë të madhe te partitë, në zgjedhjet lokale kjo ndarje e re territoriale mund të kthehet në vendimtare, sa u përket rezultateve të zgjedhjeve të ardhshme vendore. Dhe për të shmangur një pasojë të tillë, mazhorancës do t’i duhet t’i shtrijë dorën partisë më të madhe të opozitës, PD-së, në mënyrë që ndryshimet në kufijtë territorialë të vendit të implementohen në Kodin Zgjedhor. Duke iu referuar praktikave të mëparshme të ndjekura nga palët, reformat zgjedhore dhe ndërhyrjet në Kodin Elektoral janë zhvilluar gjithmonë në bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, pasi ky është dhe një kusht i vazhdueshëm dhe i panegociueshëm i ndërkombëtarëve për organizimin e zgjedhjeve në vend. Por, nisur nga fakti se opozita ka refuzuar çdo lloj bashkëpunimi me mazhorancën, ku ka paralajmëruar se ligjet me 3/5-at të miratuara në seancën e 31 korrikut do t’i ankimojë edhe në Gjykatën Kushtetuese, ajo është shprehur se nuk e njeh ndarjen e re administrative, duke lënë të nënkuptohet dhe një bojkot të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm. Miratimi i reformës territoriale, reforma zgjedhore imponohet edhe nga Bashkia e Tiranës, që për të përcaktuar mënyrën e votimit të kryeqytetasve në zgjedhjet lokale 2015, mazhoranca duhet të ndërhyjë në të paktën pesë nene të Kodit Zgjedhor.

Reagon PS, Hysi: Emërimi u bë në kohën e Berishës

Bardhi: Rama bën kontrollor në Rinas korrierin e parave

Partia Demokratike, nëpërmjet koordinatores për mediat, Silvi Bardhi, denoncoi sërish një tjetër rast të emërimit të personave të lidhur me krimin në administratë. Duke iu referuar rastit të Erjon Bojaxhi, i cili është emëruar si kontrollor në Rinas, për PD-në ky shtetas është ndaluar nga policia pasi bënte korrierin e parave të pista. “Në vitin 2009, Erjon Bojaxhi u ndalua nga Policia në Rinas pasi po tentonte të nxirrte nga Shqipëria 200 mijë euro, 101 mijë korona norvegjeze dhe 20 mijë dollarë. Një sasi e madhe parash me burim kriminal, që nuk mund të transferohej në llogari të sigurta jashtë përmes bankave. Bojaxhi ishte një korrier që e bënte shpesh këtë punë. Çfarë mendoni se ka ndodhur me të arrestuarin nga policia në vitin 2009 në Rinas me këtë shumë të madhe parash? Me Edi Ramën, ai është bërë kontrollor në Rinas”, u shpreh Bardhi. Pas kësaj deklarate kanë ardhur reagimet nga Albkontroll dhe vetë selia rozë. Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të PD-së në lidhje me personin në fjalë, Albkontroll tha se Erjon Bojaxhi, punonjës në pozicionin e kontrollorit në Rinas, duke u mbështetur te dëshmia e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2012, rezulton të jetë i padënuar. Ndërsa socialistja Vasilika Hysi, u shpreh se PD-ja denoncoi rastin e emërimit të Erjon Bojaxhiut, në postin e kontrollorit në Rinas, emërim që, sipas selisë rozë, është bërë gjatë kohës që ishte në pushtet qeveria “Berisha”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button