☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,682 ▲0.76%
DOW 52,336 ▲0.23%
NASDAQ 26,209 ▲0.98%
NAFTA 102.35 ▼0.89%
ARI 4,026 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,060 ▼ -0.7% ETH $2,319 ▼ -1.45% XRP $1.2962 ▼ -0.41% SOL $100.5900 ▼ -1.23%
S&P 500 7,682 ▲0.76 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,209 ▲0.98 % NAFTA 102.35 ▼0.89 % ARI 4,026 ▲0.44 % S&P 500 7,682 ▲0.76 % DOW 52,336 ▲0.23 % NASDAQ 26,209 ▲0.98 % NAFTA 102.35 ▼0.89 % ARI 4,026 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Te ndryshme

Berisha thyen tjetër ‘rekord’: Notova më shumë se kurrë më parë

Ish-kryeministri, Sali Berisha vazhdon të jetë i fiksuar pas rekordit të tij në not. Pas një viti “pushim”, Berisha njofton se ka notuar 153 minuta në det të hapur. Por, ka një ndryshim këtë herë rekordin nuk e ka thyer në ujërat e detit Jon, por tek ato të detit Adriatik.berisha

Postimi i Berishës në Facebook:

Të dashur miq, sot unë theva një rekord timin të një viti më parë. Sot unë notova në det të hapur 153 min, pa llogaritur rezervën, pra notova më shumë së kurrë më parë. Gjithnjë mendoja se rekordet e mia joniane ishin të lidhura edhe me magjinë e ujërave të Jonit. Por sot unë provova se ato ishin krejtësisht të lidhura me pasionin tim për ujin, notin dhe magjinë e këtij pasioni.

Gjate notit sot kam shfletuar faqe për faqe librin tim të notit që nga vitet e fëmijërisë së hershme kur laheshim në lumenj që mbusheshin me ujërat e borës që shkrinte dhe ndonjëherë në Valbonë në kaltërsinë e saj të akullt, në liqenj akullnajash në Alpe, më pas në rezervuare, liqenjtë dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal i sotëm. Përsosmëria nuk ekziston por unë falënderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin! sb

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.