☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,593 ▼ -3.07% ETH $2,081 ▼ -3.57% XRP $1.3985 ▼ -3.27% SOL $87.2500 ▼ -3.26%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

PS: Vendimi i Kongresi, mbi Kodin e Zgjedhjeve

Miratimi nga Kongresi  i kërkesës së kryesosocialistit Edi Rama për ta ça cuar anëtarësinë në referendum parashikohet në Kodin Zgjedhor të PS, një dokument me 17 faqe ku janë përfshirë 59 nene për  mënyrën e zgjedhjeve në këtë forcë politike.

Janë nenet 55 dhe 56 ku sanksionohet mënyra e procedimit në rast referendumi. Por a është në përputhje me kodin zgjedhor data e referendumit 9 Prill 2016, e cila vjen vetëm 3 javë nga dita kur u organizua kongresi?

Të henën nga studio e Top Story, kundërshtari i Ramës deputeti Ben Blushi e quajti datën e referendumit një tjetër shkelje, duke iu referuar nenit 56, ku janë parashikuar kufizimet e ushtrimit  të së drejtës së referendumit  në pikat a,b dhe c.

Neni 56
Referendum në PSSH nuk mund të zhvillohet
a.    Dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të Partisë.
b.    Një muaj para fillimit  të fushatës për zgjedhjet në parti.
c.    Një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe organet e qeverisjes vendore.

Por a është shkelur pika A e këtij neni të kodit zgjedhor në PS? Një nga juristët e Komisionit të Garancive Statutore i dha Top Channel këtë shpjegim:

“Vendimi i Kongresit është një nga aktet më të larta në hierarkinë e normave partiake. Është Kongresi që po me vendim miraton/ndryshon statutin. Kurse Kodi i Zgjedhjeve është i miratuar me vendim nga Asambleja Kombetare, si i tillë është një normë inferiore në hierarkinë e normave partiake. Absolutisht që prevalon vendimi i Kongresit dhe kjo nuk ka vend fare për diskutim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.