PSD ankohet për mosregjistrimin e kandidatit të Rrogozhinës
Partia Social Demokrate ka bërë një kërkesë ankimore në KQZ për mosregjistrimin e kandidatëve nga KZAZ 43.
Përfaqësuesi i PSD u shpreh se kjo parti i ka depozituar firmat më datën 4 maj por anëtarët e KZAZ nuk i kanë pranuar për kandidatin e Bashkisë Rrogozhinë
”KZAZ e ka marre vendimin në datë 2, afati ishte deri më datë 4 maj” u shpreh përfaqësuesi i PSD-së.
Mësohet se ka pasur debat dhe kjo ka bërë që KQZ të ndërprerë mbledhjen për ta nisur më vonë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.