Pse duhet t’i vendosësh vetes kufij në jetë dhe lidhje
Kur nuk arrini të jeni autonomë në marrëdhëniet me një tjetër person, kjo do të thotë se nuk ka kufij të ndarë midis jush dhe atij ose asaj. Kur të tjerët ju nënvlerësojnë, nuk ju vënë re dhe nuk ju durojnë, është momenti i duhur që ju të mësoni të vendosini disa kufij në jetën tuaj dhe lidhjet që krijoni
A jeni ndier ndonjëherë pa energji, i lodhur, i stresuar dhe i mënjanuar? E mendoni se të tjerët ju nënvlerësojnë, nuk ju vënë re dhe nuk ju durojnë? Nëse është kështu, atëherë tani është momenti i duhur që ju të filloni e të mësoni që të vendosini disa kufij në jetën tuaj dhe lidhjet që krijoni. Ju do të pyesni: përse saktësisht juve ju nevojiten këto? Më poshtë janë pesë arsye të forta që ju t’i aplikoni.
1 – Ato të japin vetëbesim
Kur ne nuk kemi kufij në jetët tona, kjo nënkupton që ne nuk kemi një ndjenjë sigurie solide brenda vetes. Ne do të kemi gjithnjë tendencën që të ndikohemi nga mendimet, ndjenjat, idetë, besimet dhe vlerat e njerëzve të tjerë, sesa të jemi të aftë që të krijojmë tonat. Kjo zakonisht quhet si mungesë autonomie. Kur ne nuk arrijmë të jemi autonomë në marrëdhëniet me një tjetër person, kjo do të thotë se nuk ka kufij të ndarë midis jush dhe atij. Kjo tregon që është shumë e vështirë të kuptosh se ku idetë dhe personaliteti i një njeriu përfundojnë, e ku nis i tjetrit. Një ose të dy personat do ta kenë më pas të vështirë që të identifikojnë eksperiencat e tyre unike individuale dhe se sa ndryshojnë ato nga personi tjetër. Kur kjo është e pranishme, nënkupton vështirësi në largimin me njërin prind në fëmijëri të hershme. Kjo nuk do të thotë që është e mirë apo e keqe, siç është gati e zakonshme për shumicën e njerëzve që kanë kaluar diçka të tillë gjatë rritjes së tyre.
Të jesh i varur nga dikush mund të jetë shumë stresuese, lodhëse dhe mbingarkuese. Marrëdhëniet shpejt mund të bëhen të rrëmujshme dhe një individ mund të ndiejë sikur ata nuk kanë kontroll të vetvetes apo të çfarëdo lloj gjëje tjetër në jetën e tyre. Si rezultat, tendenca natyrale e një individi do të jetë më pas që të përpiqet të kontrollojë personat e tjerë, pra një varësi të ndërsjellë.
Të mësosh që të njohësh eksperiencat e tua personale dhe më pas të vendosësh kufij në një mënyrë që nderon këto eksperienca tonat, na ndihmon ne të forcojmë sensin tonë të vetëbesimit me botën e jashtme. Gjithashtu, kjo ndihmon që të krijohet më pak stres dhe më shumë balanca në marrëdhëniet tona.
2 – Ti vendos se si të tjerët të trajtojnë ty
Kur ne vendosim kufij, jemi në gjendje që t’i themi një ngacmuesi që nuk do t’i tolerojmë sjelljet e tyre. Jemi të zotë që të ndërpresim një lidhje që nuk po na shërben në atë që ne konsiderojmë më të mirën për veten. Kur ne vendosim kufij, arrijmë që të hyjmë në ato lidhje që na mbështesin për t’u rritur edhe më dhe për t’u shëruar.
3 – Ti merr vendime që të shërbejnë dhe mbështesin
Kur ne vendosim kufij, atëherë ne nuk e kemi problem që t’i themi “jo” një pune e cila na sfilit duke qëndruar aty me orë shtesë dhe duke u paguar pak. Ne jemi të aftë që t’i themi “po” ndjekjes së rrugëve të reja të karrierës, pa u kapur nga ndjena e fajit dhe nga mendimet se çfarë të tjerët do të thonë për veprimet që bëjmë.
- Ti bën zgjedhje më të mira për shëndetin
Kur vendosim limite, ne gjithashtu jemi të aftë që të marrim vendime më të mira për shëndetin dhe t’i krijojmë vetes kushte më të mira. Ne nuk e kemi problem që t’i themi “jo” një cigareje, apo një gote vere dhe t’u themi “po” seancave në palestër dhe lëngjeve të frutave. E dimë mirë se nëse e teprojmë me të ngrënët, apo me sheqerin më pas do të ndihemi keq, kështu që më shumë mendjen do ta kemi te konsumimi i ushqimeve të shëndetshme.
- Ti ndihesh më i fuqishëm
Kur e dimë se si të menaxhojmë jetën, ne ndihemi më të lidhur me veten tonë dhe kemi e kemi më në kontroll atë. Jemi të aftë që të jetojmë për veten më shumë sesa nga dëshira për të kënaqur njerëzit e tjerë. Ne do të dimë që të krijojmë marrëdhënie që janë të shëndetshme, të balancuara dhe të barabarta. Dhe ne kemi aftësinë që të krijojmë një jetë të bazuar në ato gjëra që ne kemi ëndërruar gjithmonë.