☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.10 ▲2.39%
ARI 4,678 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,587 ▼ -1.22% ETH $2,090 ▼ -2.59% XRP $1.3124 ▼ -2.4% SOL $79.1500 ▼ -3.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,678 ▼0.15 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,678 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Pse fitoi Donald Trump?

Drejtori i Departamentit të Informacionit në Top Channel, Sokol Balla i ndoqi nga afër në Uashington zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai analizon arsyet e triumfit të paparashikuar të Donald Trumpit dhe atë që shqetëson më shumë botën, qasjen që do të ketë kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë përsa i takon politikës së jashtme.

Analiza e Sokol Ballës

Një nga gjërat që besoj se e bëri të prekshëm triumfin e Donald Trump ishte duke qenë se ai vetë ishte një “superstar i reality shoë”. Ai e bëri këtë edhe në fushatë dhe shpesh kemi parë ato shprehejt standarde që përdorin personazhet e Big Brother, që “unë do jem vetvetja”.

Donald Trump, në momentin kur po goditej dhe kritikohej shumë tha në mes të fushatës një fjali, iu drejtua një audience ku tha: “Këshilltarët e mi po më kërkojnë që unë të ndryshoj. Por unë – tha ai – nuk do të ndryshoj. Unë jam ky që jam sot”.

Besoj që triumfi në këto zgjedhje i Donald Trump ishte sepse ai nuk ndryshoi asgjë nga gjërat që tha. Natyrisht, kur të ulet në karrigen me shumë peshë në Zyrën Ovale, me siguri do të përballet me një realitet tjetër, por sesa do të ndryshojë Donald Trump, këtë do ta shikojmë.

Premtimet e tij janë shumë të forta, disa prej tyre besoj që ai do t’i mbajë, sidomos ato që lidhen me Shtetet e Bashkuara, por sidoqoftë, ato që lidhen me politikën e jashtme ai do ta kuptojë, padyshim nga këshilltarët dhe dosjet që do të gjejë në tavolinë, se politika e jashtme e SHBA ka një vijimësi, të cilën askush nuk mund ta thyejë, sado personazh interesant apo i çuditshëm dhe kontravers që mund të jetë Presidenti, përfshirë këtu edhe vetë Donald Trump.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.