roze

Pse nuk flet Bieber me nënën e tij?!

Në fillim të këtij viti ai falenderoi nënën e tij për faktin që nuk e braktisi në fazën më të keqe të jetës së tij, por fatkeqësisht në një intervistë të dhënë së fundmi për “Billboard”, Justin Bieber ka treguar se si marrëdhënia e tij me nënën ka ndryshuar.

Këngëtari 21-vjeçar është shprehur se lidhja e tij më nënën thuajse nuk ekziston fare: “Vendosa t’i distancohesha pasi ndihesha i turpëruar. Unë kurrë nuk dëshiroja që nëna ime të zhgënjehej nga mua por e dija mirë që ishte”.

Bieber ka kaluar një fazë të keqe në jetën e tij nga viti 2013 deri në 2014, pasi u arrestua për drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit, gjithashtu organizonte shumë festa të çmendura ku njëherë madje goditi shtëpinë e komshiut me vezë.

Këngëtari i hiti “Baby”, ka shtuar: “Kaluam disa kohë duke mos folur me njëri-tjetrin, kështu që mendoj se duket pak kohë për të rindërtuar këtë besim dhe marrëdhënie”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button