☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.98 ▼0.58%
ARI 5,016 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,733 ▼ -1.62% ETH $2,313 ▼ -1.45% XRP $1.5145 ▼ -1.47% SOL $94.2800 ▼ -1.41%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.98 ▼0.58 % ARI 5,016 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Pse nuk mund të ikin ministrat e PD dhe LSI

Nga Ylli Manjani

Debati publik mbi qëndrimin ose jo në qeveri të ministrave të PD dhe LSI, bëhet shpesh në injorim total të Kushtetutës së Republikës.

Inati, mllefi apo edhe ndjenja e hakmarrjes politike është shumë më e fortë se arsyeja kushtetuese e funksionimit të shtetit. Qeveria e dizenjuar në kushtetutë si një institucion që funksionon pandërprerje. Ajo mblidhet rregullisht për të diskutuar dhe vendosur ( shih nenet nga 96- 100 të kushtetutës), ashtu sikurse Kryeministri dhe ministrat vijojnë rregullisht pa ndërprerje detyrat e tyre.

Qëndrimi në detyrë për kryeministrin dhe ministrat është detyrë! Shiheni çfarë shkruhet në nenin 106 të Kushtetutës:

“Neni 106

Kryeministri dhe ministrat janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e Këshillit të Ministrave pasardhës̈s.”

Pra qëllimi është të mos lihet vendi pa qeveri asnjë minutë! Formulat apo lëvizjet politike vijojnë punën e tyre, por vendi duhet të ketë qeveri. Askush nuk mund të braktisë detyrën kushtetuese!

Kjo do të thotë se edhe nëse për arsye politike apo personale ministri jep dorëheqje, Ai/ajo është i detyruar të qëndrojë në detyrë derisa të vijë pasardhësi/sja. Kjo është detyrë kushtetuese! Ministrat e PD dhe LSI mund të dorëhiqen për arsye politike (personalisht mendoj se duhet ta bëjnë një orë e më parë), por qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës!

Qeveria aktuale siç e katranosi kryeministri, ka nevojë për një kuorum minimal që të mblidhet e të funksionojë.

Ministrat e PD dhe LSI janë shumica ndaj qëndrimi i tyre bëhet edhe më i detyrueshëm!

Por mos mbledhja e qeverisë dhe vendimmarrja e saj qarkulluese është kulmi i paligjshmërisë dhe i anti-kushtetushmërisë.

Nuk ka askund asnjë nen, paragraf apo qofte dhe një fjalë të vetme që të ligjërojë vendimmarrjen qarkulluese! Nuk ka! Qeveria prandaj ka rregulla detyruese për qëndrimin në detyrë, pikërisht për të garantuar vendimmarrjen solide e solemne të saj!

Nëse dikush ndonjëherë do jetë i interesuar për të hetuar një shkelje të rëndë të Kushtetutë, duhet ta fillojë nga kjo qeveri që është në dhunim permanent të saj! Ndërkohë njerëzit kontribojnë ose thjesht shohin spektaklin e kultit të individit që braktis qeverinë dhe Kushtetutën duke u shitur si shtetar! Kulmi!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.