Pse Rusia po ringjall Ivanin e Tmerrshëm
Nga: Dina KHAPAEVA
Neo-mesjetarizmi i ka rrënjët në nostalgjinë për një rend social të bazuar në pabarazinë, kastën dhe klanin, fuqizuar prej terrorit. Rikthimi i despotëve historikë pasqyron përqafimin për vlerat paramoderne, radikalisht antidemokratike dhe të padrejta. Për kampionët të Ivanit, e kaluara është një prolog.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës është e zënë me çmontimin e monumenteve të shtypësve të tyre, rusët janë duke lëvizur në drejtim të kundërt, duke ngritur statuja për kryekomandantë mesjetare, të cilët ishin të njohur për despotizmin e tyre. Të kuptuarit e kësaj ringjalljeje mund të hedhë dritë mbi drejtimin që po merr politika e Rusisë.
Tetorin e kaluar, me mbështetjen e ministrit të kulturës të Rusisë, Vladimir Medinsky, u zbulua i pari monument që ka ngritur ndonjëherë ky vend për Ivanin e Tmerrshëm, në qytetin e Orelit. Një muaj më vonë, Vladimir Zhirinovski, kreu i Partisë Demokratike të Rusisë Liberale (ultra-nacionaliste), bëri thirrje që Bulevardi “Lenin” në Moskë të marrë emrin Bulevardi Ivani i Tmerrshëm. Dhe në korrik të këtij viti, Presidenti Vladimir Putin pagëzoi haraçin e vetë Moskës për tiranin, duke deklaruar se “me shumë gjasa, Ivani i Tmerrshëm nuk vrau askënd, as edhe Birin e Tij”.
Shumica e historianëve pajtohen se Ivani e meriton famën që ka; jo vetëm që ai vrau djalin e tij dhe të afërm të tjerë, por ai gjithashtu urdhëroi oprichnina-n, spastrimet shtetërore që terrorizuan Rusinë, nga viti 1565 deri në vitin 1572. Ai gjithashtu kryesoi humbjen e Rusisë në Luftën Livoniane, dhe keq-qeverisja e tij kontribuoi për Kohën e Telasheve dhe shpopullimin shkatërrimtar që i ndodhi shtetit.
Joseph Stalini inicioi kultin modern të Ivanit të Tmerrshëm. Por, që nga mesi i viteve 2000, Partia Euroazia e Rusisë – një lëvizje politike e udhëhequr nga mistiku pro-fashist Alexander Dugin – ka lëvizur për ta pozicionuar Ivanin, si mishërimin më të mirë të një tradite “autentike” ruse: monarkisë autoritare.
Marka e “eurazianizmit” e Duginit, mbështet një “Mesjetë të re”, ku ajo pak që mbetet nga demokracia ruse, zëvendësohet nga një autokrat absolut. Në të ardhmen ideale të Duginit, do të rikthehej një rend shoqëror mesjetar, do të rivendosej perandoria dhe kisha ortodokse do të merrte kontrollin mbi kulturën dhe arsimin.
Euroaziatizmi, i cili ishte i margjinalizuar në vitet 1990, ka fituar popullaritet të konsiderueshëm në vitet e fundit, duke kontribuar në formimin e të ashtuquajturit Klubi Izborsky, i cili bashkon të djathtën ekstreme ruse. Në disa raste, Putini i është referuar Eurazianizmit si një pjesë e rëndësishme e ideologjisë ruse; ai e ka quajtur atë si një nga parimet themeluese të “Bashkimit Ekonomik Euroaziatik”, një zonë e tregtisë, e ish-shteteve sovjetike.
Eurazianizmi u ka dhënë grupeve ultra-nacionaliste terren përreth të cilit të bashkohen. Ai gjithashtu u ka dhënë simboleve të totalitarizmit, si Ivani i Tmerrshëm dhe Stalini, legjione të reja mbështetëse.
Në krye të atyre janë anëtarët e Partisë Eurazia, që e konsiderojnë terrorin politik si mjetin më të efektshëm të qeverisjes dhe bëjnë thirrje për një “oprichnina të re” – një revolucion euraziatik antiperëndimor. Sipas Mikhail Yurievit, një pjesëtar i këshillit politik të Partisë Eurazia dhe autor i romanit utopik “Perandoria e Tretë”, oprichnikët duhet të jenë e vetmja klasë politike, dhe duhet të sundojnë përmes frikës.
Ivan i Tmerrshëm nuk është e vetmja mbetje mesjetare që ringjallet në Rusi. Fjalori kulturor gjithashtu po rikthehet. Për shembull, fjala kholop, që do të thotë “shërbëtore”, po kthehet në të folurën e përditshme, një devolucion gjuhësor që përputhet me një rritje shqetësuese të skllavërisë moderne në Rusi. Të dhënat nga Indeksi i Skllavërisë Globale tregojnë se më shumë se një milion rusë aktualisht janë robëruar në industrinë e ndërtimit, ushtri, bujqësi dhe tregtinë e seksit. Për më tepër, “pronarët” e skllevërve po e identifikojnë me kënaqësi veten si barinë të kohëve të sotme.
Edhe zyrtarët rusë flasin me mirënjohje për skllavërinë moderne. Valeri Zorkin, i cili kryeson Gjykatën Kushtetuese, shkroi në Rossiyskaya Gazeta, gazeta zyrtare e qeverisë, se shërbyesit dhe shërbyeset kanë qenë shumë kohë më parë, qenë një “zamkë sociale” për Rusinë. Dhe një term tjetër mesjetar – lydi gosudarevy, që përkthehet në “shërbëtorët e madhërisë së” – është kthyer në termin e preferuar të burokratëve të rangut të lartë.
Nostalgjia për skllavërinë plotëson dëshirën për një rikthim në autokraci. Intelektualë të njohur rusë – duke përfshirë regjisorin Nikita Mikhalkov, gazetarin Maksim Sokolov dhe Vsevolod Chaplin, një klerik ortodoks rus – bëjnë thirrje për kurorëzim të Putinit dhe peticionet për mbështetje po fitojnë mbështetës online. Protestat kundër regjimit të Putinit në 2012 janë interpretuar jo si kundër vetë Putinit, por kundër rendit social për të cilin aspiron Eurazianizmi.
Mbështetja e heshtur e Putinit për vizionin Euraziatik të një Rusie neomesjetare të sjell ndërmend kujtesën historike të Stalinizmit. Sipas Duginit, “Stalini krijoi Perandorinë Sovjetike” dhe, ashtu si Ivani i Tmerrshëm, shpreh “shpirtin e shoqërisë sovjetike dhe popullit sovjetik”. Nuk është çudi pra, që monumentet për Stalinin gjithashtu po shumëfishohen në qytetet ruse.
Neo-mesjetarizmi i ka rrënjët në nostalgjinë për një rend social të bazuar në pabarazinë, kastën dhe klanin, fuqizuar prej terrorit. Rikthimi i despotëve historikë pasqyron përqafimin për vlerat paramoderne, radikalisht antidemokratike dhe të padrejta. Për kampionët bashkëkohës të Ivanit, e kaluara është një prolog.