☁️
Tiranë 9°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.75 ▲2.41%
ARI 5,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $75,371 ▲ +4.05% ETH $2,357 ▲ +8.3% XRP $1.5958 ▲ +10.92% SOL $95.4000 ▲ +4.37%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.75 ▲2.41 % ARI 5,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Te ndryshme

Pse trupit të Che Guevara’s i mungonin duart?

Udhëheqës revolucionar, hero kombëtar, armiku numër një i shtetit. Che Guevara ishte një nga figurat më të debatuara të shekullit të njëzetë. Kështu ndodh edhe sot, edhe pse trupi i tij ka vite që prehet nën dhe.

Screen-Shot-2015-03-12-at-09.21.30Si një revolucionar marksist, Ernesto Che Guevara luftoi në krah të Fidel Kastros gjatë Revolucionit Kuban dhe pastaj tentoi të eksportonte idealet e tij socialiste në Kongo dhe në Bolivi. Por ai dështoi të përsëriste suksesin që kishte arritur në Kubë dhe pas disa muajsh në natyrën Boliviane, ai më në fund u kap, i dobësuar dhe i zënë në grackë në një kanion xhungle.

Momentet e tij të fundit janë akoma një temë për polemika të ndezura. Bolivianët raportuan se ai ishte vrarë në një luftim me armë, kurse të tjerë thonë se ishte ekzekutuar. Pak orë pas vdekjes së tij në 9 Tetor 1967, trupi i tij ishte lidhur në pas frenave të uljes së një helikopteri, që fluturonte në fshatin bolivian të Vallegrande-s. Në dhomën e lavanterisë të spitalit të fshatit, ushtarët nxorrën jashtë barrelën e tij dhe fotografitë e Trupit të Che’s, të zhytur në gjak, transmetoheshin përreth botës. Duke marrë parasysh vëmendjen që kufoma tërhiqte, qeveria boliviane vendosi për një varrim sekret. Ata donin të mënjanonin mundësinë që vendi i tij i prehjes të kthehej në një vend pelegrinazhi, gjë që do të kishte ushqyer mitin e revolucionarit si një hero. Për këtë arsye, dy ditë pas vdekjes së tij, trupi i Che’s ishte varrosur në një varr sekret në një fushë aviacioni pranë Vallegrandes. Por, gjithësesi, ekzistonte frika të lejohej që të gjithë provat e vdekjes së udhëheqësit rebel të zhdukeshin. Gjenerali bolivian Alfredo Ovando Candia debatonte se trupit të Che’s duhej t’i pritej koka dhe ajo të ruhej si provë për vdekjen e tij. Por disa ushtarë, duke përfshirë agjentin e CIAs Felix Rodriguez- e mendonin këtë si shumë barbare dhe e morën në mbrojtje që, në vend të kësaj, t’i prisnin një nga gishtat e kufomës. Më në fund u arrit një kompromis – Che-s do t’i priteshin duart. Në njëfarë mënyre këto duar e gjetën rrugën e tyre për në Kubë, ku ato janë ende të ruajtura në Muzeumin e Revolucionit dhe nxirren për t’ua treguar personaliteteve të huaja.

Vendodhja e saktë e varrit të Che-s mbeti sekret për 30 vjet – derisa, duke pasuar një kërkim dy vjeçar, ekspertë nga “Why was Argentina and Cuba” ranë në gjurmë të Che Guevarës në fushën e aviacionit në Vallegrande. Në sajë të duarve që mungonin, trupi ishte i lehtë për t’u identifikuar. Një ekzaminim i nofullës, strukturës së kockave të fytyrës dhe plagëve nga armët i bindi ekspertët se ata kishin gërrmuar në vendin e duhur.

Në tetor të vitit 1997, 30 vjet pas vdekjes së Che’s, eshtrat e tij u lanë më në fund të preheshin në Havana. Fidel Kastro shpalli një javë zie dhe vajtimi dhe mijëra erdhën për të parë qefinin e Che-s. Më tej, eshtrat e revolucionarit argjentinas u morën në Santa Klara, Kubë, vendi i suksesit të tij të madh ushatrak, ku një mauzoleum ishte ndërtuar posacërisht për të. Në dekadën e parë, më shumë sesa tre milionë njerëz e vizituan heroin e vdekur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.