Pse truri njerëzor e do të bukurën fizike
Sjellja miqësore vepron prej treshes hipotalamus-hipofizë-adrenalinë, përgjegjëse e maturisë dhe e strukturës fizike. Nga analizat e fundit, duket se është pikërisht kjo treshe, e cila influencon gjenetikisht bukurinë e gjeneratave të ardhshme
Shumë shpesh ia përsërisim vetes çdo ditë të njëjtën gjë, madje këtë e bëjmë edhe kundrejt fëmijëve tanë: bukuria nuk është gjithçka në jetë, ka shumë gjëra të tjera më të rëndësishme. Megjithatë ana fizike, jona dhe atyre përreth nesh, është ndër prioritetet e jetës së çdo individi. Pse ndodh kjo, nëse ne mendojmë ose përpiqemi të bindemi për të kundërtën? Një shpjegim i mundshëm vjen nga dr. I. E. Elia, një studiues i pavarur në Universitetin e Kembrixhit, i cili “sheh” në tru një kërkim konstant për bukurinë, në veçanti te njerëzit që takojmë ose tek ata të cilët “përplasemi çdo ditë të jetës sonë”. Sipas disa studimeve, qeniet njerëzore kanë një tendencë për t’iu shtuar atribute pozitive njerëzve me një pamje të bukur. Kështu që përveç zgjuarsisë dhe shkathtësisë, vlen edhe bukuria. Edhe pse aspekti estetik mund të ndryshojë nga individi në individ, duket se janë disa parametra që ndahen nga shumica e njerëzve. Pothuajse të gjithë, në fakt, e duan fytyrën e re, sytë e mëdhenj, një raport fytyrë-kafkë mjaft të lartë dhe një nofull të vogël. Për të kuptuar motivimin dhe arsyen se pse gjithçka që është bukur është edhe e “mirë”, dr. Elia, i specializuar në antropologjinë fizike dhe sociale, u përpoq të interpretonte disa nga rezultatet e eksperimentit të famshëm rus të quajtur “Farm Fox Experiment” (eksperimenti i dhelprës në fermë. Në këtë eksperiment, disa dhelpra me ngjyrë argjendi (Vulpes Vulpes) janë rritur në mënyrë selektive në bazë të sjelljes së tyre miqësore ndaj njerëzve. Pas njëzet viteve “zbutjeje”, dhelprat ishin bërë më “komunikuese” dhe më të besuara drejt njerëzve. Por jo vetëm kaq: me kalimin e kohës, dhelprat e gjeneratave të mëvonshme, maturoheshin (piqeshin) vazhdimisht dhe kishin karakteristika më të mira fizike, duke ndryshuar formën e kafkës, e cila dukej më e rrumbullakët, hunda më e vogël dhe feçka pak më e zgjatur. Pra, shkurtimisht, ato dukeshin estetikisht më të bukura. Kjo do të thotë se sjellja mund të bëjë ndryshime gjenetike edhe për atë që ka të bëjë me strukturën fizike të një individi, si njeri ashtu edhe kafshë. Pra gjatë eksperimentit, dhelprat e përzgjedhura me sjellje më miqësore ia kanë arritur në një farë mënyre të ndikojnë në gjenetikën e boshtit HPA (hipotalamus-hipofizë-adrenalinë), i cili ka si qëllim të mbajë nën kontroll emocionet negative që lidhen me frikën dhe agresionin. Është pikërisht ndryshimi i funksionit hormonal HPA që do të lejojë pjekurinë e hershme e që për rrjedhojë do të sjellë edhe karakteristika të ndryshme fizike. Studime të tjera kanë asistuar edhe në simpatinë e fytyrës me një koeficient më të lartë intelekti. Hulumtime të tilla të publikuara në revista të ndryshme biologjike sugjerojnë se bukuria fizike nuk është gjë tjetër veçse sinjali i një individi me një nivel më të lartë të aksesueshmërisë, inteligjencës dhe sjelljes më të mirë sociale. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e mundshme se përse qeniet njerëzore tërhiqen gjithmonë nga ata të cilët janë estetikisht më të bukur.
Tërheqja fizike
Faktori i parë që tërheq njerëzit te njëri-tjetri është pamja. Pamja fizike e vetme sigurisht nuk ka efekt, por paraqet pikënisjen nga e cila ia fillojnë shumë njerëz. Shumë meshkuj tërhiqen në fillim nga pamja fizike, e cila pastaj i motivon ata të gërmojnë më shumë për ta njohur atë person. Pavarësisht nga besimet e përgjithshme jo të gjithë njerëzit i japin të njëjtën rëndësi tërheqjes fizike, edhe nëse janë shumë të bukur vetë. Çdo njeri ka hartën e tij të tërheqjes unike nga të tjerët, ku bën pjesë dhe pamja fizike e listuar sipas rëndësisë që i jep.