Bota

Publikohet kontrata mes BE e Astra Zeneca-s/ Reagon KE: Transparencë për të ndërtuar besim tek qytetarët

Pas publikimit të kontratës mes BE-së dhe kompanisë Astrazeneca, ka reaguar Komisioni Evropian.
Në një deklaratë zyrtare thuhet se Komisioni mirëpret angazhimin e kompanisë për më shumë transparencë në pjesëmarrjen e saj në shtrirjen e Strategjisë së Vaksinave të BE.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë të rëndësishme për të ndihmuar në ndërtimin e besimit të qytetarëve evropianë dhe për t’u siguruar që ata mund të mbështeten në efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave të blera në nivelin e BE-së”, thekson KE.

Komisioni shpreson që të jetë në gjendje të publikojë të gjitha kontratat në marrëveshjet e blerjes paradhënie në të ardhmen e afërt.

Kontrata e botuar sot përmban pjesë të redaktuara që kanë të bëjnë me informacione konfidenciale siç janë detajet e faturave. Kontrata e AstraZeneca është e dyta që publikohet, pasi CureVac ka rënë dakord të publikojë Marrëveshjen e Blerjes Paradhënie me Komisionin Evropian.

Lëvizja vjen disa orë pasi shefja e KiE-së Ursula von der Leyen rriti presionin mbi kompaninë mbi vendimin e saj për reduktimin e shpërndarjeve të vaksinave në BE.

“Kontrata e nënshkruar në gusht përmbante urdhra detyrues”, tha von der Leyen për një radio gjermane dhe kërkoi shpjegime.

Kujtojmë se kompania ka njoftuar se do të shpërndajë rreth 25 milionë doza vaksinash drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button