Ekonomia

Punësimi kryesor vjen nga industritë përpunuese

Industria përpunuese përfaqëson numrin më të lartë të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar me 21,1 % ndaj totalit.

Sipas të dhënave nga INSTAT, rreth 90 % të ndërmarrjeve janë me 1- 4 të punësuar, ku pjesa më e madhe me 69 %, janë ndërmarrje me vetëm një të vetëpunësuar/punësuar.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar kontribuojnë në punësim me 50%. Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,3 % të ndërmarrjeve gjithsej, por kontributi i tyre në punësim është shumë i ndjeshëm 50 %.

Rreth 52,6 % e ndërmarrjeve aktive janë përqendruar në qarqet Tiranë e Fier.
Mbizotërimi i prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet, dhe luhatet nga 80,0 % në qarkun Fier deri në 87,7 % në qarkun Tiranë.

Në vitin 2014 shkalla e rijimit të ndërmarrjeve të reja është 15,4 % nga 10,9 % në vitin 2013. Në harkun kohor 1-vjeçar u krijuan 17.377 ndërmarrje të reja, ku vërehet se
Qarku Lezhë ka shkallën më të lartë me 25,6 %, ndërsa qarku Dibër më të ulët me 11,7 %.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button