☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.04 ▲2.63%
ARI 4,187 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,742 ▼ -0.65% ETH $2,424 ▼ -0.95% XRP $1.3105 ▼ -1.84% SOL $104.4200 ▼ -1.06%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.04 ▲2.63 % ARI 4,187 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
17 Tet 2026
Breaking
Politika

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin mijëra qytetarët protestojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Teksa doli nga takimi me banorët, Rama u përballë me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi mundësinë e investimeve në vend teksa po zhvillohen protesta masive.

Në përgjigjen e tij Rama tha se “Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara”.

Pyetur nëse u gjunjëzohet liderëve të huaj, Rama tha: “Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.”

Gazetari tentoi duke përmendur Donald Trump dhe vajzën e tij, Ivanka, por kryeministri u përgjigj se nuk është gjunjëzuar para tyre.

Gazetari italian: Kryeministër, mirëmbrëma. A është e mundur të investohet në Shqipëri? Sepse ka protesta.

Rama: Po, Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara.

Gazetari italian: Po, a nuk mendoni se u gjunjëzoheni pak liderëve?

Rama: Jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit. Nuk më keni parë ndonjëherë në gjunjë.

Gazetari italian: Epo, pak Ivanka Trump-it…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.