Punëtorët kinezë ndërtojnë rrugën e varur, qindra metra lart në shpatin e malit

Disa punëtorë në Pingjiang, në provincën kineze Huan, në Kinë po ndërtojnë një rrugë të varur në shpatet e malit, në disa qindra metra lartësi.

Pa litarë apo mjete të tjera mbrojtëse ata i kalojën ditët duke transportuar karroca të tëra me çimento e çelik, duke ecur mbi dërrasa e shkopinj pa e marrë parasysh rrezikun.

Fshati i Pingjiang është i njohur për malet e tij dhe parkun kombëtar që tërheq mijëra turistë. Autoritetet lokale shpresojnë ta rrisin popullaritetin e vendit të tyre duke ndërtuar një seri rrugësh në shpatet e maleve në mënyrë që turistët ta kenë më të lehtë për t’i shijuar bukuritë e vendit të tyre.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.