☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,450 ▼ -0.69% ETH $1,999 ▼ -1.17% XRP $1.3246 ▼ -1.62% SOL $81.8500 ▼ -1.87%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Amerika

Punëtorin e zë gjumi te zona e bagazheve, avioni bën ulje të detyrueshme

Një incident i pazakontë ka detyruar një avion të ‘Alaska Airlines’ të nisur drejt Los Angelesit të bëjë ulje të detyruar e të kthehet mbrapsht në Seattle.

1429006889acionisiatleÇdo gjë shkonte mirë në fluturimin 448, deri në momentin kur piloti mori sinjalizimin se nga brenda mjetit dëgjoheshin goditje. Pas uljes në pistë dhe kontrollit të menjëhershëm rezultoi se, një nga punëtoret e aeroportit kishte mbetur i bllokuar në pjesën e avionit, ku ngarkohen bagazhet. Personi sqaroi se e kishte zënë gjumi. Ai dukej në gjendje të mirë shëndetësore, por u dërgua për çdo rast në spital për një kontroll mjekësor.

‘Boingu 737’ ishte ngritur në ajër nga Seattle me 170 pasagjerë në bord dhe ishte në fluturim prej 14 minutash. Sipas ‘Alaska Airlines’, mbikëqyrësi i ekipit të punëtorëve e kishte vënë re se njëri prej tyre mungonte dhe i kishte telefonuar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Kompania sqaroi se kolegët kishin menduar që personi kishte mbaruar ndoshta turnin dhe ishte larguar për në shtëpi.

CNN, ndërkohë tërheq vëmendjen edhe tek një tjetër fenomen, i cili sipas vëzhgimeve të gjigantit televiziv amerikan, është goxha i përhapur. Nisur nga ankesat e shumta të pasagjerëve, policia e Miami-t ka vendosur një kamera të fshehtë në aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti, duke regjistruar aty gjithë çfarë ndodh me bagazhet e udhëtarëve.

Personat që merreshin me ngarkimin e tyre, i hapnin valixhet dhe çantat pa asnjë hezitim, duke marrë sendet që u pëlqenin. Dhe kjo, thotë CNN, nuk ndodh vetëm në Miami. Një verifikim i pretendimeve për objekte të humbura tregon se, nga viti 2010 deri në 2014-n, në Shtetet e Bashkuara ka pasur plot 30620 ankesa për sende me vlera të zhdukura, shumica të vendosura në bagazhet stivë. Pjesa tjetër kanë humbur në ‘checkpoint’. Listën e aeroporteve amerikane me numrin më të madh të sendeve të vjedhura nga bagazhet e kryeson ‘J.F.Kennedy’, i pasuar Los Angeles International, Orlando International dhe pas tij renditet aeroporti ndërkombëtar i Miami-t.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.