☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 27 July 2026
S&P 500 7,413 ▲0.02%
DOW 52,210 ▲0.51%
NASDAQ 24,932 ▼0.18%
NAFTA 81.91 ▼8.29%
ARI 4,079 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $64,903 ▲ +0.32% ETH $1,948 ▲ +1.7% XRP $1.0910 ▼ -0.92% SOL $75.9000 ▲ +0.64%
S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.91 ▼8.29 % ARI 4,079 ▲0.19 % S&P 500 7,413 ▲0.02 % DOW 52,210 ▲0.51 % NASDAQ 24,932 ▼0.18 % NAFTA 81.91 ▼8.29 % ARI 4,079 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Kronika

“Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale

Gazetari Osman Stafa i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka dhënë detaje lidhur me protestën e sotme të regjistruar para Parlamentit. Stafa theksoi se reagimi i policisë ishte joproporcional në krahasim me mjetet e protestuesve, të cilët kishin kryesisht vezë dhe domate me vete.

Sipas tij, pushteti vendos qëllimisht efektivët e policisë si “mish për top” pa pajisje mbrojtëse për të nxitur reagime dhe për të krijuar përshtypjen e një proteste të dhunshme e destabilizuese.

Ai theksoi se përdorimi i gazit lotjellës dhe ujit me kimikate sjell që protestuesit të kundërreagojnë në mënyrë emocionale apo fizike siç ndodhi herën e kaluar kur goditën me gur një efektiv.

“Protestuesit lajmëruan një protestë ditën e sotme në orën 08:30, erdhën dhe ndryshe nga protesta e kaluar pati një masivitet të jashtëzakonshëm të Policisë së Shtetit përballë protestuesve të armatosur me vezë dhe domate. Pra kishin marrë masa realisht shumë të mëdha, ndryshe nga hera e kaluar kur punonjësit e policisë së komisariateve qëndrojnë në linjën e parë të pambrojtur.

Këtë herë kishte policë të Shqiponjave dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët ishin të pajisur edhe me skafandrat, edhe me pajisjet e tjera të cilat janë të nevojshme nëpër protesta. Nga ajo se çfarë kam parë unë, ndonjëherë më duket sikur vetë pushteti kërkon që Policinë e Shtetit ta çojë mish për top tek protestuesit.

E them këtë sepse ti në një protestë duhet të marrësh masa. Pra, në një vend demokratik, por edhe në një regjim, monopolin e dhunës e ka gjithmonë pushteti. Pra, në rastin konkret, policia ka edhe gazin, ka edhe ujin, ka edhe shkopin e gomës, ka çdo gjë që i përket. Nga ana tjetër, ke disa protestues të cilët kanë vezë, kanë edhe domate. Por në momentin që ti i hedh gaz, në momentin që ti i hedh ujë me kimikate, ai do reagojë sepse i dhëmb atij, dhe është krejt normale kundërreagimi që mund të ketë një protestues.

Po, tek pjesa e “mishit për top” them këtë: që marrin, pra bëjnë këto aktet, pastaj presin që protestuesit të mos kenë asnjë reagim. Ai protestuesi i ardhur aty në shesh mund të ketë 1.000 halle, që nga spitalet, te arsimi, te korrupsioni e të tjerë.

Pra, emocioni i tij mund të justifikohet deri diku sa kohë ai ka dalë në shesh për të protestuar. Policia nga ana tjetër nuk mund të reagojë në të tillë formë sikur janë dy ekipe dhe ‘ti më the mua fjalën ose më hodhe mua vezën dhe unë do kundërreagoj’”, tha ai ndër të tjëra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.