Pushtimi i plazheve nga pronarët e hoteleve

Turizmi në këto vite ka marrë një zhvillim që as në ëndërr nuk e kishim parë. Vjet dhjetë milionë turistë. Pritshmëritë për sivjet duken edhe më të mëdha, deri sa në tre muajt e parë të këtij viti mbi dy milionë turistë kanë vizituar Shqipërinë. Ata vijnë për klimën, sigurinë, historinë, bukuritë natyrore, mikpritjen dhe gatimet e shijshme. Edhe infrastruktura ka përmirësime të ndjeshme, ndonëse ende vazhdohet me ndërtim rrugësh, urash dhe tunele. Më i rëndësishmi është ai i Llogorasë, që shkurton kohën drejt rivierës sonë të mahnitshme. Duhet të jesh i verbër po të mos vlerësosh këtë arritje fantastike. Është meritë e popullit që ka transformuar vendin, si dhe e qeverisë së majtë të zotit Rama që i kushtoi rëndësi të veçantë turizmit. Suksesi në asnjë mënyrë nuk duhet të anashkalojë të metat dhe gabimet e qeverisë në fushën e turizmit. Ende për mirëmbajtjen dhe pastërtinë jemi larg kërkesave të kohës. Po bie vetëm një fakt nga Durrësi. Për të ecur nga Iliria te Plepat anës rrugës ku është Blloku Qeveritar, trotuari është tërë gropa e mos më keq, kur mirëbajtja nuk kërkon ndonjë kosto të madhe. Është vetëm ”harresë” e Bashkisë së qytetit?! Problemi më madhor negativ për turizmin mbetet zona bregdetare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.