Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.52 ▼1.32%
ARI 4,700 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,035 ▲ +2.05% ETH $2,104 ▲ +3.9% XRP $1.3428 ▲ +1.34% SOL $82.9300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.52 ▼1.32 % ARI 4,700 ▲3.12 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.52 ▼1.32 % ARI 4,700 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Putin: Jo ndërhyrje ushtarake të Rusisë kundër ISIS

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përjashtuar, të paktën për momentin, përfshirjen e Rusisë në aksione direkte ushtarake kundër Shtetit Islamik.

“Është e parakohshme të diskutosh një përfshirje direkte të Rusisë në aksione ushtarake kundër ISIS, aq më tepër pjesëmarrjen në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Për momentin Moska po vlerëson opsione të tjera”, ka dekalruar Putin për “Russia Today”.

Sipas disa mediave britanike, pamje të transmetuara nga televizioni shtetëror sirian konfirmojnë që trupat ruse po luftojnë në Siri pro regjimit të Bashar al Assad.

Ndërsa media izraelite flasin për hapjen në Damask të një baze ruse për t’i bërë kontrast avancimit të ISIS, që ndodhet gjithnjë e më pranë zemrës së pushtetit sirian. Një ditë më parë Kremlini konfirmoi asistencën ushtarake që Rusia po i ofron Sirisë, por pa dhënë detaje.

Presidenti rus propozon krijimin e një koalicioni ndërkombëtar kundër terrorizmit, duke nënvizuar se për këtë iniciativë ka diskutuar edhe me homologun amerikan Barack Obama, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Duam vërtet të krijojmë një lloj koalicioni ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit dhe për këtë qëllim jemi konsultuar me partnerët tanë amerikanë. Kam folur personalisht me presidentin Obama”, ka thënë Putin.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Lindor që mbahet në Vladivostok, shefi i Kremlinit u ka thënë gazetarëve se për të njëjtën temë ka biseduar edhe me liderët e Turqisë, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe vendeve të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.