roze

Putin pranon të takohet me këngëtarin Elton John

Presidenti rus, Vladimir Putin mësohet se ka telefonuar këngëtarin Elton John, pasi ky i fundit prej disa kohësh ka kërkuar një takim për të diskutuar mbi të drejtat e homoseksualëve.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit për agjencitë e lajmeve. Sipas mediave britanike, Elton John shpreson se do të nxjerrë në pah diskriminimin ndaj homoseksualëve.

Sipas zëdhënësit Peskov, Putin fillimisht i kishte kërkuar falje këngëtarit britanik që dikush e kishte telefonuar në emër të tij, duke e futur në lojë, por ka thënë se në të ardhmen do të takohen dhe të diskutojnë mbi temat që e interesojnë këngëtarin.

Një raport i “Human Rights Watch” i vitit të kaluar bënte të ditur se Rusia kishte dështuar të parandalonte dhe të ndiqte penalisht dhunën me natyrë homofobike, teksa raste të tilla janë rritur së tepërmi kohët e fundit kundër minoriteteve.

Rusia miratoi një ligj në qershor të vitit 2013, me anë të të cilit do të ndiqte penalisht çdo individ që do të promovonte “sjelljet homoseksuale mes minorenëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button