☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.98 ▼1.4%
ARI 4,689 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,163 ▲ +3.5% ETH $2,136 ▲ +4.84% XRP $1.3449 ▲ +3.61% SOL $81.8500 ▲ +2.78%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.98 ▼1.4 % ARI 4,689 ▲0.19 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.98 ▼1.4 % ARI 4,689 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Putin: S’ka alternative përveç hakmarrjes për mburojën amerikane në Evropë

Moska nuk ka zgjidhje tjetër përpos të hakmerret kundër mburojës raketore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, kështu ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Putin i bëri këto komentet mbrëmë gjatë vizitës në Athinë të Greqisë, ku ai, gjithashtu, ka tërhequr vërejtjen se prania e elementeve të mburojës në Rumani dhe Poloni do të krijojnë situatë që njerëzit atje të jetojnë në rrezik.

Putin, i cili nuk ka specifikuar se si do të hakmerrej Rusia ndaj mbrojtjes raketore, ka insistuar më tutje se Moska nuk po e ndërmerr hapin e parë, por vetëm po u përgjigjet lëvizjeve të Uashingtonit.

Moska ka kohë të gjatë që thotë se krijimi i sistemit mbrojtës raketor të Shteteve të Bashkuara në Evropën Lindore paraqet rrezik për sigurinë e Rusisë.

Uashingtoni, në anën tjetër,  ka përsëritur disa herë se sistemet do t’i mbrojnë anëtarët e NATO-s nga raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi, posaçërisht nga shtetet e papërgjegjshme në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, punimet për seksionin verior të mburojës raketore mbrojtëse amerikane kanë filluar më 13 maj në Poloni, ndërkaq në Rumani kanë filluar vetëm një ditë më herët.

Për më tepër ky sistem do të bëhet tërësisht operacional në vitin 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.