🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,503 ▲2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,124 ▲ +1.65% ETH $2,169 ▲ +1.18% XRP $1.4162 ▲ +0.67% SOL $91.5200 ▲ +1.76%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,503 ▲2.3 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Qarkullimi mbi urën e Ibrit, tek pas shtatorit!

qarkullimi-mbi-ur-euml-n-e-ibrit-tek-pash-shtatorit_hdMe ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Baroneshës Ashton, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit së bashku me delegacionin e Republikës së Kosovë ka marrë pjesë në takimin në Bruksel për çështjen e heqjes së barrikadave.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra për komunikim e kryeministrisë, thuhet se zv.kryeministrja Tahiri ka paraqitur në këtë takim qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se vendosja e barrikadave është e papranueshme dhe në kundërshtim me Ligjet e Kosovës, standardet evropiane dhe se ato duhet të largohen në respektim të lëvizjes së lirë, konform ligjeve të Republikës së Kosovës dhe marrëveshjeve të dialogut të Brukselit.

“Në takimin tre palësh pas disa orë diskutime, me propozim të BE-së, palët u dakorduan për heqjen e barrikadave dhe revitalizimin e Urës në një proces gradual dhe në mënyrë paralele, proces në të cilin BE-ja do të angazhohet drejtpërdrejt duke përfshirë edhe asistencën financiare për projekte të cilat synojnë përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Plani i BE-së, i prezantuar nga Përfaqësuesi i BE-së, në Kosovë Samuel Zbogar, për të cilin palët u pajtuan përfshin këto pika: Të respektohen Ligjet e shtetit të Kosovës; Të bëhet vlerësimi teknik i qëndrueshmërisë statike e konstruksionit të Urës së Ibrit;, si dhe Të hartohet projekti për revitalizimin e Urës si dhe të realizohet revitalizimi/restaurimi i Urës së Ibrit.

“Gjate muajit shtator 2014, ekspertët e kontraktuar nga BE-ja do te dalin me rezultatet e vlerësimit për të vazhduar pastaj me revitalizimin dhe funksionalizimin e plotë të Urës së Ibrit në funksion të lëvizjes së lirë. Po ashtu palët u dakorduan për vazhdimin e moratoriumit i cili ndalon çfarëdo punimi për vendosje të barrikadave në atë pjesë, dhe në rast të mos respektimit të këtij moratoriumi institucionet relevante të Republikës së Kosovës do të reagojnë me forcën e ligjit dhe në zbatim të ligjit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u shtua se kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri dhe ai i Mitrovicës Veriore, Goran Rakic, u zotuan se do të angazhohet dhe do të bashkëpunojë me qëllim të normalizimit të situatës dhe zbatimit të planit të BE-së duke u pajtuar se ky plan është në interes të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.