QATAR ’22: Fjala e Emirit të Katarit/ Të festojmë për 28 ditë diversitetin dhe atë që na bashkon
“Brazili, Franca, Argjentina dhe Gjermania janë për mua kombëtaret favorite për të fituar Kupën e Botës. Për Francën do të jetë e vështirë të ruajë titullin e fituar në Rusi, por Deschamps ka një organikë të mbushur me kampionë. Mbappe është si një “armë” të cilën ia drejton kundërshtarit. Duhet një motorskaf për ta ndalur atë në momentin që niset, dhe po flas për një motorskaf që në gjendje të shkëlqyer punë pasi përndryshe është e pamundur ta ndalësh.
Nga ana tjetër, Gjermania është një kombëtare shumë solide. Në të gjithë historinë e saj e ka treguar se di të jetë konkurruese në evenimentet e mëdha. Ka nisur një rrugëtim të ri me trajnerin Hansi Flick dhe lojtarët nuk i mungojnë. Më pëlqen shumë Kimich që i jep ekuilibrat e duhur skuadrës, po ashtu edhe Sane që nëse është në ditën e duhur mund të shkaktojë shumë dëme. Inter e di mirë këtë (referuar përballjes Bayern Munich-Inter në Champions League). Gjermani është eksperte dhe mund të shkojë në gjysmëfinale”, shprehet Sacchi



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.