Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.95 ▲2.91%
ARI 4,440 ▼2.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,868 ▼ -2.28% ETH $2,117 ▼ -3.38% XRP $1.3822 ▼ -3.03% SOL $88.7600 ▼ -4.28%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.95 ▲2.91 % ARI 4,440 ▼2.48 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.95 ▲2.91 % ARI 4,440 ▼2.48 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Qato: 5851 punonjës për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato ka bërë të ditur dhe masat e policisë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Do të jenë 5851 punonjës të policisë që do të angazhohen në shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore, të cilat janë 5362 qëndra votimi, 90 KZAZ dhe 90 VNV. Gjithashtu angazhohen 276 automjete civile që do përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit.

“Përveç punonjësve të Policisë në Drejtoritë Vendore, nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë dhe Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit do të dërgohen 1356 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor; do të vihen në dispozicion 65 automjete.  Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat ‘Komando’. Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor”, tha Qato.

Qato tha se nuk ka pasur raste që punonjës të policisë të kenë shkelur ligjin gjatë fushatës zgjedhore. “Deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 26 Maj 2017 që ka filluar periudha zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjithë burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij”, thotë ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.