☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,757 ▲2.12%
DOW 47,716 ▲2.43%
NASDAQ 22,543 ▲2.39%
NAFTA 95.05 ▼15.85%
ARI 4,731 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▲ +3.92% ETH $2,201 ▲ +5.52% XRP $1.3480 ▲ +3.49% SOL $82.9200 ▲ +3.69%
S&P 500 6,757 ▲2.12 % DOW 47,716 ▲2.43 % NASDAQ 22,543 ▲2.39 % NAFTA 95.05 ▼15.85 % ARI 4,731 ▲0.99 % S&P 500 6,757 ▲2.12 % DOW 47,716 ▲2.43 % NASDAQ 22,543 ▲2.39 % NAFTA 95.05 ▼15.85 % ARI 4,731 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Qendra në Kosovë për të huajt e dyshimtë

Që nga qershori i vitit 2015 Kosova ka hapur qendrën për mbajtjen e të huajve. Aktualisht aty ndodhen 3 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë deportuar në vendet e origjinës, pas verifikimit të identitetit të tyre.

Personat e huaj që mbahen në këtë qendër që ndodhet rreth 15 kilometra nga Prishtina kapen  nga Policia e Kosovës gjatë kontrolleve të ndryshme. Të gjithë rezultojnë se janë futur në Kosovë në mënyrë ilegale, ndërsa konsiderohet se përbëjnë rrezik për sigurinë e Kosovës. Gjatë muajve të fundit, nga verifikimi i identitetit të personave të mbajtur në këtë qendër, inteligjenca kosovare ka zbuluar edhe të dyshuar nga Irani dhe vende tjera të Lindjes së Mesme si anëtarë të rrjeteve dhe organizatave të dyshuara terroriste.

Kushtrim Haliti, udhëheqës i Qendrës për Mbajtjen e të Huajve, thotë: “Kemi pasur edhe persona që gjatë intervistimit të tyre këtu në qendër të mbajtjes për të huaj, në bashkëpunim me organet e sigurisë, kemi arritur të zbulojmë edhe rrjete të kontrabandimit me armë apo rrjete të kontrabandimit me migrantë, të cilat organet e sigurisë kanë vazhduar pastaj procedurat e tyre hetimore dhe kanë arritur qëllimin e tyre për të përmbushur rezultatet për t’i ndaluar këto rrjete që kanë ekzistuar deri tani”.

Deri tani, 72 persona janë ndaluar dhe mbajtur për disa muaj në këtë qendër, ndërsa pas verifikimit të identitetit ata deportohen të shoqëruar nga policë të Kosovës deri në vendin e origjinës. Gjatë qëndrimit në qendër, të huajt marrin të gjitha shërbimet e nevojshme, ndërsa shumicën e kohës e kalojnë të mbyllur në qeli.

Brenda qendrës, e cila nuk sigurohet nga policia, por nga kompani private e sigurimit, jo rrallë herë ka pasur probleme të rrahjeve mes personave të mbajtur e deri te përpjekjet për vetëvrasje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.