☁️
Tiranë 14°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,186 ▼ -2.66% ETH $2,206 ▼ -2.46% XRP $1.3332 ▼ -1.46% SOL $82.2100 ▼ -3.04%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Qëndrimi në natyrë e shton lumturinë

Rivënia e kontaktit me tokën rrit besimin tuaj te vetja, lufton ankthin dhe ju mëson të rigjeni bukurinë e gjërave të vogla që e bëjnë jetën të bukur. Ndaj qëndroni sa më shumë në natyrë

Sipas një sondazhi të kryer në Britaninë e Madhe, fëmijët që në vitin e fundit nuk kanë pasur mundësinë të qëndrojnë dhe të shijojnë  natyrën e kalojnë 10 përqindëshin. Një shifër e rëndësishme, sepse vetëm falë ndërgjegjes së të tjerëve më të vegjlit mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së përditshme. Dashuria për natyrën gjatë fëmijërisë përbën një thesar të madh, një burim të dobishëm për të luftuar stresin dhe për t’u bërë persona më të lumtur.

Kundër ankthit

Qëndrimi në natyrë i bën mirë si trupit ashtu edhe mendjes. Kërkimet tregojnë se kalimi i kohës në ajër të pastër paraqet avantazhe të mëdha thuajse në çdo sezon: sistemi imunitar i përgjigjet më me efektshmëri rreziqeve të sezonit dhe te fëmijët zvogëlohen epidemitë e gripit. Kur vjen pranvera, dëshira për të dalë ndihet edhe më shumë: është momenti i duhur për të filluar aktivitetet sportive.

Strategjia

Koha për veten është një e drejtë, por shpeshherë kemi tendencë të shtyjmë ato gjëra të cilat na pëlqejnë. Është e kot të betoheni se do të shkoni për vrap në mëngjes në një kohë kur këtë lloj objektivi e përjetoni si detyrim dhe lodhje. Si alternativë shfrytëzoni pushimin e drekës dhe bëni atë që vërtet mund t’ju dhurojë një farë kënaqësie. Mjafton një shëtitje prej 20 minutash ose një piknik i paparashikuar për t’u ndier më energjik dhe vital.

Përfitimet

Në mesditë, dielli është në maksimumin e tij të shkëlqimit. Qëndroni nën rrezet e tij: do të jetë një “ilaç” natyral kundër depresionit dhe luhatjeve të humorit. Qëndrimi jashtë prodhon një seri reaksionesh në nivel biokimik; organizmi fillon të sekretojë endorfinën dhe rrit prodhimin e vitaminës D.

Hap pas hapi, përmirësohet qarkullimi i gjakut, çlirohen tensionet e grumbulluara dhe epiderma rigjen shkëlqimin e saj.

Meditimi

Meditimi krijon një lloj gjendjeje natyrale për qeniet njerëzore. Kjo ndodh kur mendja ndalon së “vrapuari” drejt të ardhmes ose në pengjet e të shkuarës: thjesht pranoni të ndaloni në të tashmen. Meditimi mbi bukurinë e të tashmes dhe shijimi i momentit është më i thjeshtë kur qëndrojmë në natyrë, sepse gjendemi në kontakt të thellë me vetveten dhe me tokën.

Merrni frymë thellë

Afrimi pranë pemëve është një terapi e vërtetë në gjendje që të largojë momentet e ankthit dhe të stresit, ku efektet janë provuar nga studime të shumta. Shfrytëzoni kohën e lirë për të bërë pak ecje në zona të gjelbra pranë vendit ku jetoni. Merrni frymë thellë. Dëgjoni qetësinë brenda dhe jashtë jush. Lërini shqetësimet të shkojnë dhe mendimet negative që pushtojnë mendjen. Ndieni muskujt, mundohuni të çlodheni, mbyllini sytë dhe jepni kohë vetes për të ndier përkëdheljet e diellit mbi lëkurë. Në kontakt me natyrën ju do të keni mundësi të fitoni një tjetër rilindje. Një harmoni të trupit dhe të mendjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.